LAJMI I FUNDIT:

Llogaritja më tronditëse që keni lexuar: Çfarë do të ndodhte nëse të gjitha bombat bërthamore në botë shpërthejnë në të njëjtën kohë!?

Llogaritja më tronditëse që keni lexuar: Çfarë do të ndodhte nëse të gjitha bombat bërthamore në botë shpërthejnë në të njëjtën kohë!?

Në klasikun kinematografik, Dr. Strangelove – që satirizon garën e armëve bërthamore – një zinxhir i ngjarjeve fatkeqe bën që të gjitha bombat bërthamore në botë të shpërthejnë në të njëjtën kohë.

Redaksia e portalit IFLScience është marrë me këtë mundësi. Sipas informacioneve të fundit, në botë janë 14,900 koka bërthamore. Shtetet e Bashkuara kanë 6,800, Rusia 7,000, Britania e Madhe 215, Franca 300, Kina 260, India 120, Pakistani 130, Izraelin 80, Koreja e Veriut 10…


Të gjitha këto koka bërthamore nuk janë të njëjta. SHBA-të dhe Rusia kanë armë tmerrësisht të fuqishme termobërthamore, derisa Koreja e Veriut ka bomba të vjetër me bazë të plutoniumit, transmeton Telegrafi.

Bota “vlon” nga bombat atomike: Mësoni se sa larg jush gjendet arma e shkatërrimit masiv! (Foto/Video)
Lexo po ashtu Bota “vlon” nga bombat atomike: Mësoni se sa larg jush gjendet arma e shkatërrimit masiv! (Foto/Video)

Një nga bombat më të fuqishme në arsenalin e SHBA-ve është B83, e barabartë me fuqinë e 1.2 megaton TNT (sa 79 bomba të Hiroshimës). Një bombë e tillë do të linte krater 92 metra të thellë e 420 metra të gjerë, ndërsa të gjitha objektet brenda 16.8 kilometrave do të shkatërroheshin plotësisht. Për shkak të rrezatimit termik, të gjithë brenda 420 kilometrave do të kishin djegie të shkallës së tretë. Duke supozuar se nuk ka erë, 50-90 për qind e njerëzve, brenda 20 kilometrave, do të vdisnin nga rrezatimi.

Kur llogaritet shpërthimi i bombave bërthamore në botë, portali numërohen vetëm bombat që kanë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, me supozimin se janë të fuqisë sa B83-shi. Pra, në total janë 13,800 bomba termobërthamore, të cilat do të prodhojnë shpërthim të energjisë të cilin Shtetet e Bashkuara e harxhojnë në një vit.

Duke supozuar se të gjitha bombat godasin territore e se shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha qytetet e botës, në një sekondë do të shkatërronin 94 kilometra kub të sipërfaqes. Infrastruktura e 232,000 kilometrave në katrorë do të shkatërrohej plotësisht. Kjo nënkupton infrastrukturën e sipërfaqes së 295 qyteteve të madhësisë së New-Yorkut.

Këto janë shtetet që posedojnë koka bërthamore (Foto)
Lexo po ashtu Këto janë shtetet që posedojnë koka bërthamore (Foto)

Topthi i zjarrit me madhësinë e 79,000 kilometrave në katrorë do të shkatërronte gjithçka që prek dhe të gjitha brenda 5.8 milionë kilometrave në katrorë të merrnin djegie të shkallë së tretë (sa sipërfaqja e 3700 qyteteve të madhësisë së Londrës). Rrezatimi do të kontaminonte 284,000 kilometra katrorë. Qindra miliona njerëz, ndoshta edhe miliarda, do të vdisnin në orën e parë.

Dimri bërthamor është fenomen hipotetik, i ngjashëm me dimrin vullkanik. Pas shpërthimeve të mëdha krijohet sasi e madhe e aerosoleve dhe grimcave të imta të cilat, kur bien në atmosferë e sipërme, shkaktojnë ftohje të Planetit. Para se njerëzit të ekzistonin në Tokë, dimri vullkanik ka shkaktuar zhdukje masive dhe ka ftohur Tokën për disa qindra vjet.

Dimrit bërthamor është e njëjta gjë, pos që grimcat që shkojnë në atmosferë janë radioaktive. Kështu, një studim tregon se 100 shpërthime sa në Hiroshimë dikur, do të shkaktonin dimër të vogël bërthamor që temperaturën mesatare në botë do ta ulte me një gradë Celsius. Shpërthimi i tërë bombave bërthamore në botë do ta linte Tokën në errësirë të përhershme. Rrezet e Diellit do të depërtonin ngadalë – mbase pas disa dekadave apo shekujve. /Telegrafi/

Kur Toka do bëhet e pabanueshme: Këto janë 8 mënyrat si njerëzimi mund të mbijetojë (Foto)
Lexo po ashtu Kur Toka do bëhet e pabanueshme: Këto janë 8 mënyrat si njerëzimi mund të mbijetojë (Foto)

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Zelensky: Izraeli nuk u la i vetëm me Iranin si ne me Rusinë

Evropa
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Kalo në kategori