LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Gentrit Begollin (Foto)

Zyrtare: Llapi nënshkruan me Gentrit Begollin (Foto)
Gentrit Begolli

Gentrit Begollit është futbollisti më i ri i skuadrës nga Superliga e Kosovës, Llapit nga Podujeva.

Begolli u largua para disa ditëve nga klubi i Prishtinës, klub me të cilin luajti mbi 10 vjet dhe kaloi gjithë moshat e akademisë.


Zyrtare: KF Prishtina vazhdon me spastrime, largon nga skuadra tre futbollistë të njohur (Foto)
Lexo po ashtu Zyrtare: KF Prishtina vazhdon me spastrime, largon nga skuadra tre futbollistë të njohur (Foto)

Largimi i tij bërë bujë, por anësori prishtinas vendosi shpejt të gjej skuadër dhe ajo është Llapi, ekip i cili e ka zyrtarizuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Ish-lojtari i Prishtinës ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit me llapjanët, teksa është zyrtarizimi i dytë brenda ditës së sotme pas Leart Eminit.

Begolli së bashku me kryetarin e klubit, Nexhat Dumnica

Komunikata e Llapit:  

“Mirësevjen Gentrit Begolli në vendlindjen e paraardhësve tuaj!

Edhe zyrtarisht Gentrit Begolli është pjesë e Llapit. Sulmuesi i krahut ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë dhe do mbroj ngjyrat bardhekaltër në sezonin e ri.

Begolli sezonin që lamë pas ishte pjesë e FC Prishtinës, ndërsa i bashkohet Llapit për të dhënë kontributin e tij drejt arritjes së objektivave të klubit së bashku me futbollistët tjerë”. /Telegrafi/

Llapi i uron mirëseardhje Begollit