LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci: Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij?

Lladrovci: Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij?

Kryetari i Drenasit dhe anëtari i PDK-së, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar kandidatin për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimin, pasi ky i fundit deklaroi se LDK duhet të bëjë koalicion me Vetëvendosjen pas zgjedhjeve.

Lladrovci ka treguar se si në vitin 2004, kur të dy ishin anëtarë të AAK-së, pikërisht Rexhep Selimi kishte qenë pro koalicionit të AAK-së me PDK-në, madje kishte kërcënuar se nëse partia e Haradinajt shkon me LDK-në e drejtuar atëbotë nga Ibrahim Rugova, do të jipte dorëheqje.


Lexojeni të plotë postimin e Lladrovcit:

“Ku do të ndalet Rexha veç tatari e merr vesh.

Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, unë isha pro koalicionit të AAK-së me LDK-në, në vitin 2004, Rexhep Selimi, në cilësinë e Sekretarit të Përgjitshëm, ishte kategorik kundër.

Ai preferonte koalicionin me PDK-në dhe Hashim Thaçin, në të kundërtën, thoshte se nëse lidhet koalicion me LDK-në do të japë dorëheqje.

Megjithatë, koalicioni ndodhi kurse Rexha e mbrojti “parimin” e tij, dha dorëheqje nga Aleanca.
Sot, prej më të zëshmëve që partia e tij të hyjë në koalicion me LDK-në, kundër PDK-së është pikërisht njeriu i “parimeve”, Rexhep Selimi.

Çka po ndodhë me Rexhën dhe me parimet e tij, veç tatari e merr vesh!

Kur e pat përnjimend, atëherë apo sot? Edhe këtë e merr vesh veç tatari!” (sic), ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori