0Shares

Liverpooli thuhet se janë duke përgatitur një ofertë verore për 19-vjeçarin e Atalanta, Franck Kessie.

Sipas Corriere dello Sport, përfaqësues nga klubi i Ligës Premier kanë shikuar reprezentuesin e Bregut të Fildishtë gjatë fitores 2-1 të Atalantas ndaj Romës në nëntor, një lojë në të cilën i riu ka luajtur 90 minuta, ku edhe shënoi gol.

Kjo ka bërë që Reds të përgatisin një ofertë prej 22 milionë euro për mesfushorin, së bashku me një kontratë bazë me një vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon, përcjell Telegrafi.

Gjiganti italian planifikon ‘rrëmbimin’ e Kessiet para Arsenalit e Chelseat Gjiganti italian planifikon ‘rrëmbimin’ e Kessiet para Arsenalit e Chelseat

Juventusi janë të interesuar gjithashtu në Kessie, por Atalanta e kanë bërë të qartë se nuk duan të dëgjojnë ofertat për yllin e tyre të ri deri në fund të sezonit.

19-vjeçari ka shpërthyer këtë sezon, duke shënuar pesë gola dhe duke siguruar një asistim në 13 ndeshje të Serie A, duke ndihmuar skuadrën e tij të arrij një plasman të lartë, me vendin e gjashtë në renditje. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)