LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli tregon madhështinë, i gjithë Anfieldi këndon YNWA me 1 minut heshtje për Chapecoensen (Video)

Liverpooli tregon madhështinë, i gjithë Anfieldi këndon YNWA me 1 minut heshtje për Chapecoensen (Video)
You will never walk alone Chapecoense!

Liverpooli ka treguar edhe një herë pse është një prej klubeve më të respektuara në botë.

Klubi më i trofeshëm anglez me historinë më të ndritur në sportin më të dashur, është solidarizuar me klubin brazilian Chapecoense, që pa pothuajse të gjithë lojtarët dhe stafin drejtues të shuar pas një tragjedie ajrore.


77 persona vdiqën në tragjedinë ajrore pesë kilometra larg aeroportiti të Medellinit ku do të duhej të arrinte aeroplani i klubit Chapecoense, një ‘jet charter’ me të cilin udhëtonte edhe kombëtarja argjentinase.

Të gjitha lajmet rreth tragjedisë së Chapecoenses
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tragjedisë së Chapecoenses

Për humbjen e madhe për futbollin brazilian nuk ka mundur të mos solidarizohet as një prej klubeve më të mëdha në botë, Liverpooli.

You will never walk alone Chapecoense!
You will never walk alone Chapecoense!

Të gjithë tifozët kënduan një zëri himinin “You Will Never Walk Alone” në nderim të lojtarëve të Chapecoenses të cilët vdiqën tragjikisht, teksa më pas pasoi një minut heshtje në nderim të të rënëve që preku gjithë botën e futbollit.

54 mijë tifozë, të gjithë të heshtur për Chapecoensen. Ky është Liverpooli.

Liverpooli pritet që të ofrojë po ashtu edhe përkrahje financiare për klubin e prekur nga tragjedia që humbi gjithë ekipin e parë dhe do të duhet kohë për t’u rimëkëmbur nga kjo tragjedi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori