LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli shkel mbi Swansean

Liverpooli shkel mbi Swansean

Liverpooli nuk është treguar aspak i mëshirshëm në ndeshjen kundër Swansea Cityt, të vlefshme për Ligën Premier, të cilën e fitoi me rezultat 5-0.

Në takimin e zhvilluar në Anfield, vendasit e dominuan pjesën e parë, mirëpo shënuan vetëm një herë, edhe atë nga penaltia. Realizues ishte kapiteni Steven Gerrard (34’).

Menjëherë pasi gjyqtari dha shenjë për fillimin e pjesës së dytë, transferi i ri i Redsave, Coutinho, e dyfishoi epërsinë, falë asistimit të Suarez (46’).


Lojën e mirë të ‘Të Kuqve’ e konfirmoi në vazhdim Jose Enrique (50’). Asistues ishte Sturridge.

Luis Suarez pranoi një top nga Downing për ta ngritur edhe më shumë epërsinë (56’). Ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Daniel Sturridge nga penaltia (71’).

Kjo fitore e pozicionon Liverpoolin në vend të shtatë me dy pikë më shumë se Swansea që zhvendoset një pozitë më poshtë. /Telegrafi/