LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli refuzon ofertën e tretë zyrtare për Coutinhon, Barcelona ofroi 125 milionë euro

Liverpooli refuzon ofertën e tretë zyrtare për Coutinhon, Barcelona ofroi 125 milionë euro

Liverpooli e ka pranuar një ofertë në vlerë 125 milionë euro për Philippe Coutinhon nga Barcelona, por që është refuzuar.

Kjo është oferta e tretë zyrtare e bërë në drejtim të Liverpoolit, por që është refuzuar.


E para kishte vlerë prej 72 milionë funte dhe e dyta prej 90 milionë euro.

Anglezët përveç refuzimit i kanë dërguar edhe një mesazh të qartë Barcelonës duke i thënë se lojtari nuk është në shitje.

Coutinho nuk ka stërvitur në ditët e fundit me klubin shkaku i një lëndimi. /Telegrafi/