LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli mposht Leicesterin, fiton trofeun e Azisë (Video)

Liverpooli mposht Leicesterin, fiton trofeun e Azisë (Video)

Liverpooli ka mposhtur Leicester Cityn në finalen e trofeut të Azisë në kuadër të përgatitjeve para sezonale të të dy skuadrave nga Liga Premier.

Dy skuadrat angleze janë ndeshur mes vete në një ndeshje miqësore, por e vlefshme si finale e trofeut të Ligës Premier të Azisë.

Leicesteri ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 12 me anë të sulmuesit algjerian, Islam Slimani, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Christian Fusch.

Megjithatë, Liverpooli arriti të kthehet shpejt në lojë me anë të transferimit të ri Mohamed Salah që shënoi për barazimin 1-1 në minutën e 20 pas asistimit perfekt të Coutinhos.

Salah dhe Coutinho shënuan dy golat e Liverpoolit

Mesfushori brazilian arriti të shënoi në minutën e 44 golin e epërsisë 2-1, ku shënoi gol të bukur pas asistimit të Roberto Firminos dhe skuadrat shkuan në epërsi më këtë rezultat.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e barabartë me të dy skuadrat që kryen shumë ndërrime dhe provuan lojtar, por asnjëra nuk arriti të shënoj gol dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Liverpoolit, që në fund iu gëzua trofeut të Azisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori