LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli lëshon nga duart fitoren në fund, barazon në udhëtim te Watfordi në ndeshjen dramatike (Video)

Liverpooli lëshon nga duart fitoren në fund, barazon në udhëtim te Watfordi në ndeshjen dramatike (Video)
Momenti i golit të Doucoure

Liverpooli ka barazuar në ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës Premier në udhëtim te Watfordi me rezultat 3-3, ku golat u shënuan nga treshja e sulmit Salah-Firmino-Mane.

Goli i parë i ndeshjes u shënua nga vendasit, të cilët kaluan në epërsi 1-0 pas vetëm tetë minutave lojë, ku sulmuesi italian Stefano Okaka shënoi me kokë pas harkimit të Jose Cholebas.


Megjithatë, Reds arritën të kthehen në lojë në minutën e 29, ku Sadio Mane shënoi një gol të bukur për 1-1 pas një aksioni perfekt, ku në fund Emre Can ishte ai që asistoi.

Festa e Manes

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë 2-1 të vendasve pasi arritën të shënojnë me Abdoulaye Doucoure, që u gjend më së miri në tollovinë e krijuar.

Momenti i golit të Doucoure

Në pjesën e dytë, skuadra e Jurgen Klopp bëri paraqitje krejtësisht tjetër pasi kishin dëgjuar mirë këshillat e trajnerit gjerman.

Pas vetëm dhjetë minutave lojë ishte Roberto Firmino që barazoi rezultat në 2-2 pasi ishte i saktë nga pika e bardhë, penallti e shkaktuar në Mohamed Salahn nga portieri kundërshtar.

Firmino duke festuar me Salahn

Salah ishte ai i cili e kali skuadrën e tij në epërsi në minutën e 57 duke shënuar nga afërsia pas një tentimi për parabolë nga Firmino.

Salah duke falënderuar zotin pas debutimit me gol

Deri në fund të ndeshjes, dy skuadrat patën edhe raste tjera për shënim, por ishin vendasit që shënuan në minutat shtesë me anë të mbrojtësit Miguel Angel Britos dhe barazuar rezultatin në 3-3. /Telegrafi/