LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli kërkon blerës për Reinan

Liverpooli kërkon blerës për Reinan

E ardhmja e portierit Pepe Reina te Liverpooli është duke u vënë në dyshime.

Daily Mail shkruan se Redsat dëshirojnë ta largojnë portierin spanjoll, pas gabimeve të tij të vazhdueshme, përfshirë edhe një në takimin e fundit derbi ndaj Manchester Cityt.

Liverpooli ishte afër një fitoreje ndaj kampionëve në fuqi të Ligës Premier, të rëndësishme për ngritjen e moralit të skuadrës, por Reina doli pa nevojë nga goli për të bllokuar një tentim të Serigo Agueros, i cili arriti ta tejkalojë atë dhe të shënojë nga një pozitë e vështirë.


Liverpooli tash është hedhur në kërkim të një portieri të ri dhe afatgjatë për portën e ekipit.

Portieri i përfaqësueses U21 të Anglisë, Jack Butland, i cili sapo ka nënshkruar me Stoke Cityn, është një prej opsioneve, së bashku me portierin tjetër të kësaj skuadre, Asmir Begovic. Në llupën e Redsave është edhe portieri i Borussia Moenchengladbach, Marc-Andre ter Stegen, dhe ai i Hannover, Ron-Robert Zieler. /Telegrafi/