LAJMI I FUNDIT:

Liverpooli favoritë për transferimin e Chamberlain

Liverpooli favoritë për transferimin e Chamberlain

Mesfushori anglez, Alex Oxlade Chamberlain është vënë në shitje nga Arsenali.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë përsëri në kampionatin anglez, Ligën Premier.


Është gjiganti tjetër anglez, Liverpool që po insiston për transferimin e mesfushorit në ‘Anfield’.

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp e vlerëson shumë reprezentuesin anglez dhe ka kërkuar transferimin e tij.

Sipas medieve angleze, Liverpooli është favoritë para Chelseat dhe Manchester Cityt për transferimin e Chamberlainit.

‘The Reds’ janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë funte për yllin e Arsenalit.

Gjithashtu në garë për të mbetet edhe skuadra tjetër angleze West Ham United. /Telegrafi/