LAJMI I FUNDIT:

Lituania miratoi planin për kalimin në euro

Lituania miratoi planin për kalimin në euro

Kabineti i Ministrave të Lituanisë ka miratuar planin e veprimeve për kalimin e vendit në vitin 2015 në përdorimin e monedhës së përgjithshme evropiane.

Kreu i Qeverisë së Lituanisë, Algirdas Butkevicius, ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se në qoftë se vendi nuk dëshiron të mbetet "ndonjë oborr i pasëm i shtëpisë së madhe evropiane" duhet të kalojë në përdorimin e euros në vitin 2015.

Letonia planifikon të aplikojë monedhën e përgjithshme evropiane në vitin 2014. Estonia e bëri këtë në vitin 2011. /Telegrafi/