LAJMI I FUNDIT:

Lista Serbe kushtëzon kthimin në Qeveri me Asociacionin

Lista Serbe kushtëzon kthimin në Qeveri me Asociacionin

Ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq dhe Dalibor Jevtiq kanë thënë se do t’u kthehen institucioneve nëse kthimi i tyre paraprihet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas agjencisë serbe Tanjug, ministri Mariq ka thënë se Lista Serbe gjithmonë ka insistuar në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit.


“E rëndësishme për ne është vazhdimi i zbatueshmërisë së marrëveshjes për AKS. Këtë ia kemi bërë me dije edhe zyrtarëve ndërkombëtarë. Kështu që presim që Qeveria e Kosovës ta vë në rend dite shpejt miratimin e vendimit dhe dekretin e parimeve për themelim”, theksoi Mariq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka thënë se kthimi i serbëve në institucione do të bëhet pasi të vjen vendimi i Qeverisë së Kosovës për themelim të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë muajin e kaluar kanë vendosur të ngrijë pozicionin e saj në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës, për shkak të miratimit të Ligjit përTrepçën, duke vlerësuar këtë hap drejt mbrojtjes së interesave dhe pronës serbe në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori