LAJMI I FUNDIT:

Lista më seksi që keni parë: 19 meshkujt më hot shqiptarë që duhet t’i njihni!

Lista më seksi që keni parë: 19 meshkujt më hot shqiptarë që duhet t’i njihni!

Modelë, aktorë apo këngëtarë, janë të gjithë shqiptarë, të gjithë shumë seksi.

Adnan Gjinaj

Modeli shqiptar nga Mali i Zi ka sfiluar për markat më të njohura, si Prada, Burberry, Kenzo, Moschino, DKNY e shumë të tjera. Me pamjen klasike të një modeli pasarelash dhe prerje të veçantë të fytyrës, Gjinaj është i përsosur për të sfiluar dhe si fotomodel, ndaj edhe është zgjedhur nga agjencitë më prestigjioze të modelingut, si “Ford” apo “Wilhelmina Models”.

Agim Kaba

Ish-futbollisti, modeli dhe aktori Agim Kaba ka një portret të parezistueshëm. Si model njohu sukses për tre vite në New York dhe Milano, ku ndër të tjera pozoi edhe për Guess Jeans, përpara se të niste karrierën e aktrimit në serialin “As the world turns” (“Ndërsa bota rrotullohet”), çka i solli edhe një nominim Emmy për kategorinë “Aktori i ri më i mirë”. Ai ka qenë pjesë edhe e serialit “CSI New York”.

Alexis Papas


Model i mirënjohur në Greqi dhe në botë, Alexis Papas ka një nënë shqiptare dhe nuk e fsheh asnjëherë origjinën. Tiparet e tij prej mashkulli tipik mesdhetar, me pamjen prej “burri të matur” dhe shumë joshës, e kanë bërë mjaft të suksesshëm në botën e modës. Papas është fytyra e parfumit “Davidoff Hot Water”, pjesë e shumë fushatave, mes tyre edhe ajo e “Calzedonia Uomo”, dhe ka sfiluar në pasarelë për marka të njohura, ndër to Ermano Scervino.

Bastri Krasniqi

Modeli nga Prishtina jeton në Gjermani dhe është një ndër fytyrat më interesante. 26-vjeçari është 1.84 i gjatë, me sytë bojëqielli të pastër e ndonëse ruan një profil shumë të ulët në rrjetet sociale, albumi i tij në sajtin “Model Management” nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Berat Behramaj

Nëse kukulla Ken do të ishte njeri, do të kishte tiparet e Berat Behramajt. Shqiptari nga Kosova është një model i njohur në Ballkan dhe jashtë tij. Në 2013-ën, fotografi Fadil Berisha shkroi në Twitter për Berat Behramajn se “ka një fytyrë fantastike”.

Daut Berisha

Modeli i ri nga Kosova është një gjetje për fotografët. 1.88 i gjatë, me një portret interesant, modeli i agjencisë prestigjioze “Elite Models” ka qenë pjesë e shumë fushatave, mes tyre ato të Calvin Klein dhe Givenchy, në krah të supermodeles Candice Swanepoel.

Edison Kelmendi

Edhe pse banon në Zvicër, modeli me origjinë shqiptare nga Kosova ka sfiluar për shumë marka të njohura, mes tyre Versace dhe Guess. E nisi karrierën në Zyrih, për të nënshkruar më pas një kontratë me agjencinë “Scout”, nga ku nisi karrierën në Milano, Firenze, Mynih dhe Londër.

Gentian Birko (LYAM)

I njohur ndryshe si Gentian Lyam, modeli Gentian Birko nëshkroi kotratë me JOY Models në Milano, ku u përfaqësua me një album fotografik nga fotografja Roberta Ungaro, si një ndër fytyrat të reja më premtuese.

Granit Cana

Me tiparet ekzotike dhe një buzëqeshje të parezistueshme, Granit Cana është një prej futbollistëve më hot shqiptarë. Nëse ju duket fytyrë e parë, ju kujtojmë se ishte ai djali në krah të Orinda Hutës në videoklipin “Te amo”. Dhe së fundmi: Po, Granit Cana ka lidhje familjare me Lorik Canën; ai është kushëriri i ish-kapitenit të kombëtares shqiptare dhe përveç futbollit, njihet edhe si model.

Jovan Tafa

Modeli 24-vjeçar nga Lushnja ka një karrierë mjaft të suksesshme në Kinë. Me trupin super të tonifikuar, Tafa ka pozuar për disa marka të brendshmesh. Ai aspiron të bëhet i njohur në fushën e modës në Evropë dhe SHBA. Për të ka shkruar edhe revista “Cosmopolitan”, në rubrikën “Mashkulli i muajit”.

Ledio Mehmeti

Djali nga Kuçova arriti disa suksese si model duke nënshkruar kontratë me “Elite” e duke u shfaqur edhe në faqet e revistës së famshme për burra “GQ” në Kinë. Në fund të vitit që shkoi, në mediat shqiptare u publikua lajmi se Mehmeti kishte shkuar të luftonte në Siri në radhët e ISIS. Këto lajme mbetën në nivel spekulimesh, sepse nuk ka asnjë të dhënë zyrtare që t’i konfirmojë, përpos atyre që thonë shokët e tij.

Mariglen Bilibashi

Një tjetër model shqiptar me karrierë në Kinë. 21-vjeçari Mariglen Bilibashi. Djali nga Durrësi ka shkuar të ushtrojë profesionin në Guangzhou, Kinë dhe nuk ankohet për shumat që fiton atje. Fillimisht e nisi karrierën në Shqipëri për të udhëtuar më pas në Azi, ku duket se ka gjetur sukseset dhe privilegjet prej “VIP-i”, siç tregoi për “Story”.

Mërgim Doqaj

Me një trup nga ata që ëndërron çdo burrë të ketë, Mërgim Doqaj krijoi një karrierë si model në Suedi. Ai ka pozuar kryesisht për marka të brendshmesh për meshkuj dhe zgjedhja e tij është plotësisht e kuptueshme.

Niko Pepaj

Ky model dhe aktor shqiptar me karrierë në Amerikë i ka të gjitha për të qenë një yll Hollywood-i. Si model ka qenë imazh për marka shumë të njohura në SHBA, si PacSun, Supercuts dhe Sketchers. Ai u shfaq në videoklipin “A year without rain” të Selena Gomez-it. Pepaj njihet si aktor, pas filmit televiziv “My super psycho sweet 16” dhe disa filma në MTV. Niko është vëllai i modeles së njohur shqiptare Eva Pepaj.

Nikson Gjoka

Gjenet shqiptare takohen me pamjen alla Kurt Kobain: Nikson Gjoka është modeli shqiptar që banon në Zvicër. Me tiparet e tij të forta dhe vështrimin depërtues u kthye në një prej modelëve më të suksesshëm. Ai menaxhohet nga agjencia “Scout Models”, dhe ka qenë imazh i fushatave të një sërë markash, mes tyre “Viu Eyewear”.

Patrick Nuo

Nuo është një prej antarëve më seksi në historinë e jurisë së spektaklit të talenteve “Idol”. Producenti dhe këngëtari i njohur zvicerano-shqiptar ëndërronte dikur të bëhej tenist i famshëm, por e braktisi sportin për t’iu përkushtuar muzikës. Ai nënshkroi një kontratë me Warner Music në 2002-shin dhe korri sukses në Gjermani, ku në 2011-ën u bë pjesë e jurisë së “Gjermania kërkon një yll”, versioni gjerman i “American Idol”.

Patrick Rukai

Modeli me origjinë shqiptare është një ndër më të pëlqyerit për kompanitë e modës. Aktualisht menaxhohet nga agjencia “Storm models” dhe gjatë karrierës ka pozuar për fushata të famshme si ajo e Ralph Lauren vjeshtë-dimër 2015, Dolce&Gabbanna pranverë-verë 2011, si edhe një sërë editorialesh në revistat ndërkombëtare të modës.

Përparim Shala

Modeli nga Kosova me banim në Zvicër tregon se u zbulua rastësisht në moshën 15-vjeçare, kur sapo kishte nisur shkollën profesionale për ndërtim. Një eksperte imazhi e pikasi në rrugë dhe i dha kartëvizitën, duke i thënë se kishte potencial për të qenë model. Që atëherë ai ka pozuar për shumë revista mode, por dalja më e suksesshme për të qe ajo në kopertinën e “Vogue-t” gjerman.

Shtjefën Marku

Modeli shqiptar nga Kosova Shtjefën Marku e nisi karrierën duke marrë pjesë në disa spektakle mode në Shqipëri. Në 2013-ën fitoi çmimin e parë në Miss dhe Mister Elite në Francë, e më pas u përzgjodh nga fotografi Fadil Berisha, duke nisur një karrierë modelingu në SHBA.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Të drejtat dhe obligimet e trashëgimtarit në procedurën trashëgimore: Testamenti dhe gjithçka që duhet të dini

Këshilla Lifestyle
Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Kush më parë arrin kulmin seksual, meshkujt apo femrat?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori