LAJMI I FUNDIT:

Lista e filmave konkurrentë në edicionin e 6-të të Festivalit Java e Filmit Shqiptar

Lista e filmave konkurrentë në edicionin e 6-të të Festivalit Java e Filmit Shqiptar

Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork ka shpallur listën e plotë të filmave që do marrin pjesë në konkurrim në edicionin e 6-të për vitin 2017.

Nga 46 filmat e dërguar, janë zgjedhur 18 filma për të patur premierën botërore në Nju Jork.Festivali AFË do mbahet me datën 26-29 maj, 2017 dhe organizohet nga drejtoresha dhe regjizorja Mrika Krasniqi. Ceremonia e hapjes me tapetin e kuq do mbahet me 26 maj 2017 tek teatri prestigjioz në Manhattan, SVA Theatres, ora 7-10:00 të darkës.

Ndërsa me 27, 28 dhe 29 maj filmat do shfaqen në teatrin e mirënjohur Producers Club Theatre, të Alfred dhe Ernest Tollja. “Kishte filma shumë cilësor këtë edicion. E kishim të vështirë për të përzgjedhur një numër kaq të ngushtë, sepse dallimet nuk janë shumë të mëdha. Megjithatë, jemi munduar që të përzgjedhim filmat që në përgjithësi i përmbushin më së miri të gjitha kriteret; duke nisur nga ato teknike e deri tek tema, regjia, aktrimi, etj,” tha regjisorja dhe drejtoresha e Festivalit Java e Filmit Shqiptar në Nju Jork, Mrika Krasniqi. Nga filmat me metrazh të gjatë janë zgjedhur tre filma me regji nga Jotti Ejli, Faton Bajraktari dhe Dren Zherka.

Programi gjithashtu përfshin 3 dokumentarë me regjizorë Eneos Caka, Besim Ugzmajli, Mathieu Jouffre dhe 12 filma me metrazh të shkurtër. Këto të fundit përfshijnë 8 drama, 2 fiction dhe një komedi.

Regjizorët e filmave me metrazh të shkurtër janë: Ibrahim Deari, Bujar Alimani & Erand Sojli, Xhustin Kristian, Elis Gjoni, Ajola Daja, Durim Kryeziu, Kastriot Avdyli, Iber Deari, Sabidin Ali, Luli Bitri, Dhimitër Ismailaj-Valona, dhe Arbër Krasniqi.

Juria e festivalit përbëhet nga 5 anëtarë, kryesisht: Fatrin Kraja, Jamal Hodge, Lulzim Guhelli, Diar Xani and Amina Zhaman. Këtë vit festivali do ndajë 6 çmime për filmat fitues.

Rezultatet: Përzgjedhja e filmave konkurrues JAVA E FILMIT SHQIPTAR 2017 (Albanian Film Ëeek) Feature Films/Filma me metrazh të gjatë:
-Hije /Jotti Ejli/ Crime/Thriller/60’16’’
-Home sweet Home/Faton Bajraktari/Drama/ 92’
-Eho/Dren Zherka/Drama/60’32’’

Short Movies/Filma me metrazh të shkurtër:
-Toka/Ibrahim Deari/Drama/24’ 41’’
-Brava/ Bujar Alimani & Erand Sojli/Drama/22’13’’
-The Last Jorney/Elis Gjoni/ Fiction/7’ 13’’
-Lost Souls/Xhustin Kristian/Drama/9’45 -Ana/Ajola Daja/Drama/26’ 29’’
-Meeting/Durim Kryeziu/Drama, Comedy/25’
-Në pritje të fatit/Kastriot Avdyli/Short/5’12’’
-A Long Way/Iber Deari/Drama/14’
-Përralla/Sabidin Ali/Drama/13’
-Water for the roses/ Luli Bitri/ Drama/15’45’’
-Beneath the Surface/Dhimitër Ismailaj-Valona/Drama/11’
-My Hero/Arbër Krasniqi/Fiction/13’

Documentary/Dokumentarë:
-City of Ëalls/Eneos Caka/Documentary/22’
-Beyond the Gates/Besim Ugzmajli/Documentary/22’
-Drums of Resistance/ Mathieu Jouffre/ Documentary/65’00’’
Çmimet: · Best Feature Film · Best Short Film · Best Documentary Film · Best Actor · Best Actress · Production Aëard

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori