LAJMI I FUNDIT:

Lionel Messit po i mungon Dani Alvesi (Foto)

Lionel Messit po i mungon Dani Alvesi (Foto)

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi megjithëse nuk ka udhëtuar drejt Zyrihut për të marrë pjesë në ceremoninë gala të “FIFA Lojtari i Vitit” sërish është bërë protagonist këtë radhë me një postim në Twitter.

Mesi ka publikuar një fotografi të ish-shokut tek Barcelona, tani tek Juventus, Dani Alves, i cili u largua gjatë afatit kalimtar të qershorit.


“Na mungon”, ishte mesazhi domethënës që Messi i shkroi për Dani Alvesit duke nënkuptuar se mungesa brazilianit tek Barcelona ndihet mjaft, transmeton Telegrafi.

Mbrojtësi brazilian ka qenë për shumë vite pjesë e Barcelonës, duke pasur si bashkëlojtar Lionel Messin, i cili është i nominuar për çmimin e më të mirit.

Deklaratat e Alvesit mund të mos iu pëlqejnë aspak tifozëve të Barcelonës
Lexo po ashtu Deklaratat e Alvesit mund të mos iu pëlqejnë aspak tifozëve të Barcelonës

Por, sipas tij ky çmim duhet të shkoj këtë vit për Cristiano Ronaldon.

“Jam këtu për të parë Ronaldon duke fituar”, ka thënë fillimisht Alves. /Telegrafi/