LAJMI I FUNDIT:

LinkedIn bën 200 milionë anëtarë

LinkedIn bën 200 milionë anëtarë

LinkedIn është lansuar në vitin 2003 dhe shumë shpejt u bë një rrjet i famshëm social për profesionistët, të cilët lidhen mes vete apo kolegët e punës, për të diskutuar lidhur me temat profesionale, apo edhe për të parë mundësi të reja për punësim, anembanë botës.

Në fillim të vitit 2011, LinkedIn njoftoi se kishte arritur në 100 milionë anëtarë aktiv, dhe në fillim të nëntorit 2012 faqja kishte tejkaluar numrin e 187 milionë anëtarëve.

Tani, LinkedIn ka 200 milionë anëtarë si pjesë e rrjetit të saj, me përfaqësim në më shumë se 200 vende të botës. LinkedIn u shërben anëtarëve të saj në më shumë se 19 gjuhë të ndryshme. / Telegrafi /