LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Zhagitjet e drejtësisë në rastin e Haradinajt, të panevojshme

Limaj: Zhagitjet e drejtësisë në rastin e Haradinajt, të panevojshme

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka thënë se zhagitjet procedurale që po bëhen nga organet e drejtësisë Franceze në rastin e Haradinajt, janë tërësisht të panevojshme dhe të padrejta.

“Zhagitjet procedurale që po bëhen nga organet e drejtësisë Franceze në rastin e z. Haradinaj janë tërësisht të panevojshme dhe plotësisht të padrejta.


Pres që më në fund Qeveria e Kosovës ta marr seriozisht këtë çështje dhe të kërkoj nga autoritetet Franceze që organet e tyre të drejtësisë të përshpejtojnë këto procedura, në mënyrë që z. Haradinaj t’i mundësohet kthimi sa më i shpejt në vendin e tij”, shkruan Limaj në Facebook.