LAJMI I FUNDIT:

Limaj, i tensionuar në gjykatore (Video)

Limaj, i tensionuar në gjykatore (Video)

I akuzuar për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre zyrtare, Fatmir Limaj – që është lider i partisë Nisma për Kosovën – ka zhvilluar një debat me tone të larta me prokurorin dhe gjykatësin e EULEX-it.

“Duhet të respektosh Ligjin jo të thuash çkado që do; ka rregulla për t’u respektuar këtu. A mundeni me na pa njëjtë? Me i respektua të drejtat tona. Si të qetësohem, po bëni hajgare, po luani këtu. Duhet të respektohet Ligji e jo të e lejoni (prokurorin Hardaway) të bëjë çfarë të dojë”, ka thënë Limaj.


Ky tension erdhi si rezultat i pyetjeve të prokurorit Charles Hardaway për dëshmitarin Ali Aliu.

Hardaway gjatë seancës e ka ballafaquar dëshmitarin me disa komunikime mes tij, Arsim Lokshit dhe Beqir Dedës (ky i fundit ish-i akuzuar në rastin e njohur si MTPT 2, por që Prokuroria kishte hequr dorë nga përndjekja penale e tij). I thirrur për të dëshmuar, Aliu për gati pesë orë – sa ka zgjatur gjykimi – është përgjigjur me “Nuk e di” në pyetjet e prokurorit.

Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre në rastin e njohur si MTPT.

Në procesin e njëjtë me Limajn dhe për akuza të njëjta me të, nga Prokuroria Speciale e Kosovës ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.Limaj këtë aktakuzë, që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe MTPT 2, më 30 tetor të vitit 2015 e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori