LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Ramush Haradinaj kandidat i opozitës për Kryeministër (Video)

Limaj: Ramush Haradinaj kandidat i opozitës për Kryeministër (Video)

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, është i bindur se opozita do të udhëheq me qeverinë e ardhshme të vendit, deri sa shton që kandidati për kryeministër i AAK-së dhe Nismës, do të ishte Ramush Haradinaj. Këto komente ai i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit.

“Unë jam i bindur në këtë. Jo besoj, por jam i bindur që aktualisht kandidatura më serioze, më e sigurt e më e mira, oferta më e mira për sot, është zotëri Haradinaj, kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës”, tha Limaj.


Ai thotë se shpreson që edhe të tjerët të mund t’i bashkohen, derisa bindjen e njëjtë mund edhe të mos e kenë.

E në qeverinë e ardhshëm, që sipas Limajt, do të përbëhet nga AAK e Nisma, ai nuk po kërkon hise.

Për të ardhur deri në këtë pikë, për qeverisjen aktuale, Nisma  e tij, të hënën do të filloj të mbledh nënshkrimet, dhe se pritjet e ish-ministrit janë që qeveria të rrëzohet javën që vije.

“Në  momentin që kemi 40 firma, nuk kemi pse ta shtyjmë. Do ta shfrytëzojmë mundësinë ligjore që menjëherë të procedojmë drejt Kuvendit. Dhe Kuvendit duhet ta jap epilogun për këtë mocion. Për mendimin tim pres që dy javët e ardhshme të jenë vendimtare, do të kem apo nuk do të kemi zgjedhje”, tha ai

Megjithatë Limaj, pranon se fati i mocionit varet shumë edhe nga PDK e LDK, që janë në koalicion./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori