Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj ka reaguar pas aktakuzës së ngritur sot nga Prokuroria Speciale kundër Fatmir Limajt, për veprën penale “krimi i luftës kundër popullatës civile”.
Limaj në një postim në Facebook ka thënë se lidhur me këtë aktakuzë është hetuar së paku tri herë, dhe në të tri rastet hetimet janë mbyllur, për shkak të mungesës së provave.
“Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve”, ka shkruar Limaj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Prokuroria e Kosovës sot ka dalë me një aktakuzë kundër meje për një rast të cilin unë jam hetuar së paku tri herë. Dy herë nga UNMIK-u dhe një herë nga Tribunali i Hagës. Në të tri rastet për mungesë të provave hetimet kundër meje janë mbyllur dhe kjo dëshmohet edhe nga shkresat hetimore të lëndës të cilat sot i mora nga prokuroria.
Të vetmin arsyetim në të cilin prokuroria e mbështet aktakuzën është se vrasjet kanë ndodhur në territorin për të cilin prokuroria pretendon se në atë kohë ka qenë territor i brigadës 121 të UÇK-së.
Edhe pse as vet prokuroria nuk e din kush janë vrasësit e atyre civilëve, ajo më bën mua përgjegjës pse nuk e paskam parandaluar apo ndaluar dhe pastaj hetuar vrasjen e dy civilëve për të cilët as në aktakuzë nuk dihet se kush janë vrasësit e atyre civilëve.
Shtrohet pyetja, si mund të bëhesh përgjegjës pse nuk kam parandaluar diçka për të cilën fare nuk kam qenë në dijeni se mund të ndodhë.
Gjithashtu në aktakuzë thuhet se nuk është bërë asgjë për t’u hetuar rasti.
Nga shkresat e lëndës del se në atë kohë përgjegjësinë për këto vrasje përmes një komunikate e ka marrë përsipër Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Aty ka përfunduar kompetenca ime sepse unë në atë kohë nuk kam qenë anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Nga kjo që thash më lartë del qartë se këtu nuk kemi të bëjmë më përpjeke për të ndriçuar rastin dhe fajtorët të marrin dënimin e merituar.
Këtu është duke u keqpërdorur ky rast në mënyrë që të vazhdojë përndjekja kundër meje.
Kjo besoj tanimë për të gjithë është e qartë. Familjarët e viktimave me të drejtë presin ndriçimin e rastit dhe zbulimin e fajtorëve dhe jo tragjedia e tyre familjare të shfrytëzohet për qëllime tjera./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTaravari: Kemi dalje masive, shpresoj që vëzhguesit ta mbrojnë votën e çdo qytetari
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme
Llukarevska: Pendarovski shkon në raundin e dytë
O'Brien bisedon me Kurtin, SHBA pret përparim urgjent në themelimin e Asociacionit
KSHZ jep detaje për përqindjen e daljes së votuesve deri në fund të procesit zgjedhor
Vdes një person në Pejë, dyshohet se u godit qëllimshëm nga vetura
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert