LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Për dy vite do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës

Limaj: Për dy vite do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, sot pasdite në Gjilan ka takuar simpatizantët e këtij subjekti, ku shpalosi programin qeverisës social demokrat.

“Do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës brenda dy viteve dhe përparësi kanë 25 mijë familje me gjendje sociale. Do të punësohen nga një anëtar i këtyre familjeve”, theksoi Limaj.

Ai tha se do të ketë lehtësira dhe stimulim të bizneseve kosovare. Për këtë ai tha se ka plan konkret për biznese dhe punësim. /KP/