LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Jam duke u ballafaquar me përndjekje

Limaj: Jam duke u ballafaquar me përndjekje

Kryetari i Nisma-s për Kosovën, Fatmir Limajt, ndaj të cilit sot është ngritur një akuzë e re për krime lufte, për dy vrasje që kanë ndodhur në tetor të vitit 1998 në Komunën e Malishevës, ka thënë se më nuk është përballë drejtësisë, por përballë organeve të ndjekës.

“Më nuk jam përballë organeve të drejtësisë, por përball organeve të ndjekës, sepse jam duke u ballafaquar me përndjekje. Do t’i përgjigjem organeve të ndjekjes”, ka thënë Limaj në një intervistë për RTK, transmeton KosovaPress.


Limaj ka sqaruar se nga shkresat e lëndës, ka lexuar se rasti konkret është hetuar tre herë.

“Në vitin 2000-2001 hetimet ndaj meje janë mbyllur, sepse nuk ka pasur prova. Po ashtu në vitin 2002, thonë që rasti është mbyllur se nuk ka pasur prova dhe pastaj lënda i është dërguar Hagës dhe Haga e ka mbyllur, se nuk ka pasur prova dhe e ka marrë EULEX-i, edhe e ka mbyll, thonë se nuk ka pasur prova. Në shkresa të lëndës thuhet se rasti mbyllet se nuk ka prova”, theksoi Limaj.

“Akuza thotë, akuzohet se nuk keni parandaluar vrasjet që kanë ndodhur në një fshat të rajonit që gjoja kam qenë unë”, tha Limaj dhe shtoi se për të ndodh ajo duhet me ditë kush janë vrasësit dhe Prokuroria nuk i ka të identifikuar vrasësit dhe si mundet më parandaluar diçka që nuk din?

“Po flitet për një rast që ka ndodhur më 2 tetor dhe në tetor forcat serbe kanë qenë në tërë territorin e Malishevës. Në atë kohë forcat serbe kanë qenë edhe në Kleçkë dhe janë larguar nga aty në fund të tetorit. Dhe unë akuzohem se pse nuk kam zhvilluar hetime në këtë kohë”, tha ai dhe shtoi se tendenca e Prokurorisë nuk është për ta zbuluar rastin, por për të ndjekur emrin.

Limaj ka theksuar se tani e tutje më nuk do të flasë për këtë rast, por se tërë energjinë tij do ta drejtojë në shtetin ligjor.

“Kontributi im do të jetë me e zbërthy gjendjen nga grupet që po e shkatërrojnë vendin tonë. Pra, puna dhe angazhimi im do të jetë që ky vend ta fitojë atë që nuk e ka, shtetin ligjor”, tha Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori