Ndryshimet e Ligjit për Automjete, kanë hasur në reagime të forta, por këto reagime sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, janë për shkak të mos informimit derisa Ligji i ri për Automjete ka për qëllim sipas tyre, rritjen e sigurisë në komunikacion. Por ligji i ri nuk ua mbyllë pronarëve të gjitha mundësit për të pasur automjet edhe nëse nuk kanë patentë shoferë.
Nebih Shatri bartës i Ligjit për Automjete ka thënë gjatë një bisede për Telegrafin se nga 27 maji i këtij vitit, pronarët e automjeteve nuk mund t’i regjistrojnë ata pa pasur patentë shoferë, e po ashtu edhe pas shitjes së makinave pronari i ri duhet t’i ri nënshtrohet kontrollit të teknik mjetit i cili vlen vetëm një muaj nëse nuk regjistrohet.
Ligji për Automjete është sipas modelit slloven, por i cili ka pajtueshmëri edhe me direktiva të Bashkimit Evropian.
“Pronari i automjetit i cili ka në pronësi një automjet dhe nuk posedon patentë shoferë, kur e regjistron automjetin duhet që ta ketë të figuruar edhe personin me patentë shoferë, i cili do ta drejtojë automjetin. Pra duhet të figurojnë të dy në librezë të automjetit”, ka thënë Nebih Shatri për Telegrafin. Ai gjithashtu tha se më herët ka pasur raste të përdorimit të automjeteve edhe pa pasur patentë shoferë.
Nebih Shatri bartës i Ligjit për Automjete, ka shtuar se me ligjin e ri parashikohet edhe lëshimi i targave të përkohshme.
Të gjitha të cilat janë pjesë e këtij ligji janë për të rritur sigurinë në komunikacion.
Ai ka bërë të ditur se me ligjin e ri parashikohet edhe aplikimi i kontrolleve teknike mobile, por për këtë duhet që qendrat e kontrollit teknik të pajisen me pajisje përkatëse. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi