LAJMI I FUNDIT:

Ligjet oruelliane të Evropës post-terrorizëm

Ligjet oruelliane të Evropës post-terrorizëm

Sulmet terroriste që goditën disa vende të Bashkimit Evropian, që prej vitit 2015, janë shoqëruar me masa të vazhdueshme të rritjes së sigurisë. Mirëpo, kuadri i masave të ndërmarra, karakteri i tyre i shpërpjesëtuar dhe i zgjatur në kohë, ka venë në alarm jo vetëm për mbrojtësit e të drejtave të njeriut, por edhe për ekspertë të fushës penale. Ku qëndron realisht shqetësimi?

Raporti vjetor i Amnesty International (AI) pasqyron një situatë shqetësuese për shumë vende të Bashkimit Evropian, në lidhje me rrënimin e të drejtave të njeriut.


“Gur pas guri, godina e mbrojtjes së të drejtave themelore, e ndërtuar me aq përkushtim pas Luftës së Dytë Botërore, po shkatërrohet.” (AI)

Shumë vende në BE kanë propozuar masa që rrënojnë shtetin e së drejtës, përforcojnë pushtetin ekzekutiv, pozicionojnë keq garancitë juridike, shtrëngojnë lirinë e shprehjes dhe ekspozojnë të gjithë popullatën ndaj survejimit qeveritar.

Ideja sipas së cilës roli i qeverisë është të mundësojë sigurinë me synim që popullata të mund të gëzojë të drejtat e saj, ia ka lënë vendin idesë se qeveritë duhet t’i kufizojnë të drejtat e popullatës me synim të krijimit të sigurisë. Pasoja e këtij ndryshimi, sipas AI-së, ka qenë ripërcaktim djallëzor i kufirit mes pushteteve të shtetit dhe të drejtave të njeriut. Dhe, që prej vitit 2014, kemi shtrirjen e thellë të rrënjëve të këtij “konceptimi të ri të sigurisë” në shumë vende evropiane, që rëndom kanë filluar të konceptohen si normale dhe që janë pjesë e programeve të luftës kundër terrorizmit.

“Ligjet oruelliane të luftës kundër terrorizmit po i shkatërrojnë të drejtat e njeriut nën pretekstin se po i mbrojnë ato.” (AI)

Por, për çfarë bëhet fjalë konkretisht ?

Një listë me 12 karakteristika kryesore, që përmbajnë këto programe, përfshijnë: procedura të përshpejtuara për miratimin e ligjeve në nxitim e sipër, në mungesë të konsultimeve të nevojshme në parlament me ekspertë të fushës apo anëtarë të tjerë të shoqërisë civile; konsolidim të pushtetit në duart e ekzekutivit, të agjencive dhe shërbimeve të tij të sigurisë, duke i lënë shumë pak ose asnjë rol sistemit juridik për të autorizuar marrjen e këtyre masave apo për të ushtruar kontrollin e tij, mungesën e mekanizmave të kontrollit të pavarur që janë të ngarkuar për të vëzhguar vënien në jetë të masave antiterror dhe për të identifikuar abuzuesit dhe përgjegjësit e dhunimeve të të drejtave të njeriut, një përcaktim i turbullt dhe jashtëzakonisht i gjerë i terrorizmit në dhunim të parimit të ligjshmërisë çka çon në dhunime të shumta, ulje të ekzigjencës në fushën e provave penale duke kaluar nga norma tradicionale e “dyshimit të arsyeshëm” në thjesht “dyshim” dhe në disa vende një mungesë totale e kërkesave në fushën e dyshimit, përdorimi i “provave sekrete” ndaj individëve duke mos ua komunikuar personave të prekur dhe duke i bllokuar mundësinë për kontestimin ligjor të tyre etj.

Shumë vende në BE kanë ndryshuar Kushtetutën ose kanë miratuar ligje të reja që ta kenë më të lehtë të deklarojnë zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme apo t’i akordojnë pushtet special shërbimeve të sigurisë dhe atyre sekrete – shpeshherë me një kontroll juridik të kufizuar apo në mungesë të plotë të këtij kontrolli. Këto ligje autorizojnë vëzhgimin në masë dhe jo me përzgjedhje, duke i dhënë në këtë mënyrë pushtet të gjerë shërbimeve të sigurisë dhe atyre sekrete.

Në Britaninë e Madhe, në Francë, në Gjermani, në Poloni, në Hungari, në Austri, në Belgjikë dhe në Holandë, mundësia që iu është akorduar këtyre shërbimeve për të përdorur përgjime në masë lejon kapjen në shkallë të madhe të të dhënave të miliona personave dhe mundësinë për t’i konsultuar ato. Vëzhgimi i shënjestruar pa inkuadrim është zgjeruar gjithashtu.

Shqetësimi që shfaqet shkon edhe ndaj një versioni modern të konceptit të krimit të mendimit oruellian, pasi personat tashmë mund të përndiqen për veprime që kanë një lidhje shumë të dobët me një sjellje kriminale. Synimi për të “parandaluar shkeljet” ka bërë që të miratohen ligje ku personi mund të privohet nga liria, t’i ndalohet udhëtimi ose të monitorohet nëpërmjet vendosjes së një byzylyku elektronik, pa qenë kurrë i fajësuar dhe as i dënuar për çfarëdolloj shkelje. Në këto çështje, provat shpeshherë mbahen sekret dhe personat e akuzuar me synim “parandalimin e shkeljeve” nuk janë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për ankim ligjor ndaj masave të marra.

“Nën pretekstin se po mbrojmë qytetarët, ne rrezikojmë të krijojmë shoqëri në të cilat Liria do të shndërrohet në përjashtim dhe Frika do të jetë rregulli sundues.” AI

Populizmi penal nuk është një fenomen i ri. Kryesisht regjimet totalitare, në emër të sigurisë i kanë shtrënguar vazhdimisht liritë e njeriut. Por, teksa kohët evoluojnë edhe ky populizëm merr forma të tjera, duke u modeluar në varësi të modeleve demokratike.

Sulmet terroriste, efekti shokues që ato krijojnë, tensioni dhe ankthi i mediatizuar që përcillen me shpejtësi në popullatë, imponojnë qeveritë që të përgjigjen ndaj kësaj situate emergjente, çka është më se e logjikshme. Problematika shtrihet tek shpejtësia me të cilën miratohen ligjet e reja, pasi kjo shpejtësi çon në mungesën e cilësisë. Që ligjet të kenë cilësi, kërkohet që ato të kenë kohën e duhur për konsultën e nevojshme, jo vetëm në parlament, por edhe me ekspertë dhe specialistë të fushës. Mungesa e cilësisë që ndikohet jo vetëm nga shpejtësia e miratimit të tyre, por edhe nga dozat emocionale me të cilat shoqërohen aktet, bën që këto ligje të mos jenë efikase. Pra, shkohet drejt një momenti ku më tepër se, sa cilësia e miratimit të ligjeve, që mund të zgjidhin problemin real, shkohet drejt shpejtësisë për të shpallur publikisht masa të ndërmarra nga politika në emergjencë, me synim uljen e tensionit në popullatë.

Por, në sytë e ekspertëve, këto masa i përkasin logjikës së populizmit penal, dhe për më tepër nuk janë cilësore dhe efikase, pasi është e pashpjegueshme në kuptimin juridik të parandalimit të një akti terrorist se si do të ndikojë heqja e kombësisë apo heqja e kartës së identitetit tek terroristi që ka vendosur tashmë të shndërrohet në pluhur?! Apo se si mund të zgjidhë problemin ndalimi i tij për të udhëtuar në zonat e luftës, duke e burgosur dhe futur në një institucion ku rrezikon të radikalizohet?! Kjo situatë mund të gjejë shpjegim vetëm në fushën e retorikës politike. Thuajse në të gjithë aktet e ndodhura, autorët ishin të njohur dhe të skeduar nga shërbimet e inteligjencës, dhe informacioni ishte aty i disponueshëm, por i pashfrytëzuar për rrethana të ndryshme teknike apo logjistike.

Alarmi, që vjen nga Amnesty International, rikujton rëndësinë e vlerave themelore të ngritura me shumë mund që prej Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një Evropë që diti të ndërtojë dhe të mbrojë parimet bazë të së drejtës penale, si prezumimi i pafajësisë, apo monopolin e pushtetit juridik për të imponuar masa shtrënguese të të drejtave dhe lirive të njeriut. /Dita/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori