0Shares

Liga Premier që nga sezonin 1992/1993 mban këtë emër, ndërsa këtë vit mbush 25 vite. 

Manchester City me trajner Pep Guardiolan deri më tani në këtë afat kalimtar ka harxhuar mbi 200 milionë euro dhe është në kërkim të trofetë të parë personal.

Jose Mourinho po ashtu nuk ka qëndruar duarkryq duke ofruar disa lojtarë të famshëm dhe u bë menaxheri i parë që arrin shifrën e 1 miliard funteve transferime.

Por Chelsea është klubi që ka harxhuar më shumë. 1.7 miliard euro transferime janë bërë në 25 vite, ndërsa shumica e këtyre parave janë futur nga epoka e Roman Abramovich kur e bleu klubin në vitin 2003.

Blutë kanë harxhuar 1,715,242,236 miliard funte, ndërsa këtë verë ofruar lojtarë si Tiemoue Bakayoko dhe Alvaro Morata.

Fernando Torres kushtoi 50 milionë funte nga Liverpooli, ndërsa Andriy Shevchenko erdhi për 30 milionë.  Këto shifra e kthejnë Chelsean si klubin që ka harxhuar më shumë.

Pas tyre vjen Manchester City me 1.5 miliard euro. Këtë vit erdhën lojtarë si Kyle Walker dhe Benjamin Mendy.

Manchester United është i treti me 1.3 miliard euro me Romelu Lukakun dhe Nemanja Maticin që e rritën shifrën.

Liverpool harxhoi më shumë për Mohamed Salah dhe së bashku me Tottenhamin e mbyllin top pesëshin me 1.3 dhe 1.1 miliard funte.

Arsenal, Neëcastle, Everton, Aston Villa dhe West Ham, janë në top 10, duke harxhuar në 25 vite, nga 528 milionë funte deri në 831 milionë funte. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)