LAJMI I FUNDIT:

Lidhja mes rënies së flokëve në të dyzetat dhe rrezikut nga kanceri

Lidhja mes rënies së flokëve në të dyzetat dhe rrezikut nga kanceri

Meshkujt që bëhen tullacë në moshën 45-vjeçare në pjesën ballore të kokës kanë një shans 40 për qind më të lartë të një forme agresive të kancerit të prostatës se meshkujt të cilët në atë kohë ende kanë mjaft flokë, sipas një studimi të publikuar në Journal of Clinical Oncology.

“Studimi ynë ka konstatuar një rrezik në rritje të zhvillimit të kancerit agresiv të prostatës vetëm te meshkujt me një formë specifike të rënies së flokëve – rënia ballore e flokëve dhe rënia e flokëve në majën e kokës në moshën 45-vjeçare,” tha udhëheqësi i studimit, Michael B. Cook.

“Megjithatë, nuk e kemi konstatuar ndonjë rrezik në rritje për cilëndo formë të kancerit të prostatës në format e tjera të rënies së flokëve,” shtoi Cook nga Instituti Kombëtar i Kancerit në Bethesda, Maryland.

Autorët e analizuan lidhjen në mes të formave të rënies së flokëve dhe kancerit në një grup prej 39.070 meshkujve të moshave 55-74- vjeçare.

Meshkujt në pyetësor me ndihmën e imazheve të ofruara duhej ta përshkruanin se çfarë forme kishte rënia e tyre e flokëve kur ata ishin 45 vjeç.

Gjatë përcjelljes së grupit u diagnostikuan 1.138 kancere të prostatës, nga të cilat 51 për qind ishin të tipit agresiv.

Meshkujt të cilët e kishin ndonjë formë specifike të rënies së flokëve, pa flokë në pjesën e përparme dhe me flokë të rralluara në majën e kokës, kishin 40 për qind më shumë gjasa të vuanin nga ndonjë formë agresive e kancerit të prostatës në krahasim me ata që nuk ishin tullacë.

Studimi i konfirmoi indikacionet e mëparshme se mund të ekzistojë një lidhje midis llojit të rënies së flokëve dhe prostatës së kancerit.

“Megjithatë, është shumë herët që këto zbulime të aplikohen në trajtim,” theksoi Cook.

Disa të dhëna sugjerojnë se kanceri i prostatës dhe rënia e flokëve ndikojnë në nivelet e hormoneve seksuale mashkullore (androgjene), gjë që flet në favor të lidhjes biologjike midis rënies së flokëve dhe kancerit të prostatës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori