LAJMI I FUNDIT:

Liberia së shpejti hap ambasadën në Prishtinë, rikonfirmohen raportet miqësore me Kosovën

Liberia së shpejti hap ambasadën në Prishtinë, rikonfirmohen raportet miqësore me Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Liberisë, George Weah, ku theksoi se Liberia si njëri ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën, do të jetë fuqishëm në mbështetje të anëtarësimit të vendit tonë në organizata të rëndësishme botërore.

Takimi erdhi pas raportimeve të shumta në Serbi se Liberia tërhoqi njohjen ndaj Kosovës.


Në një postim në Facebook, Pacolli tregoi se në Liberi iu rikonfirmuan raportet miqësore me Kosovën, ndërsa shteti afrikan do të hapë ambasadë në Prishtinë.

“Takimi me presidentin e Liberise, George Weah, ishte vërtetë i përzemërt dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të dyja vendeve. Ndër të tjera, me presidentin Weah u dakorduam për hapjen e ambasadës së Liberisë në Prishtinë ndërsa, bashkëpunimin tonë ndërshtetëror do ta ngrisim në nivelin më të lartë”, tha Pacolli.

Presidenti Weah theksoi qartë se Liberia si njëri ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën do të jetë fuqishëm në mbështetje të anëtarësimit të vendit tonë në organizata të rëndësishme botërore.

“Weah, i cili ka qenë dikur edhe fitues i Topit të artë të Evropës sa ka qenë lojtar i Milanit, u shpreh i gatshëm që bashkë me ekipin kombëtar të Liberisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetër i imi, pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës”, theksoi Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori