0Shares

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, takoi në selinë e eurodeputetit Weidenholzer Josef dhe zëvendëspresident i fraksionit të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Shahini e njoftoj zëvendëspresidentin për përpjekjet e Kosovës dhe të AKB-së për zhvillimet ekonomike dhe politike për rrugën e integrimeve drejt Bashkimit Evropian, synim ky i çdo kosovari me pikëpamje evropiane.

“Kosovarët dhe bizneset tona kanë mbet si vendi më i izoluar në BE pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Gjeorgjisë dhe Ukrainës”, tha Shahini.

Sipas tij, kjo është një breng dhe përkufizim i të drejtave të njeriut për të cilën BE-ja po e kushtëzon Kosovën me demarkacionin, asociacionin dhe luftën kundër korrupsionit, të cilat janë në proces, por që janë edhe standarde të dyfishta për Kosovën në krahasim me vende e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari i AKB-së e njoftoj edhe për përpjekjet e disa liderëve të Ballkanit për një treg unik, por edhe të themi të ish Jugosllavisë i propozuar ditë më parë nga Vuçiqi.

Ballkani është një vend që ka dallime të mëdha rreth konceptit shtet formues, religjion dhe territorial e lëre më atë ekonomik. Agim Shahini, tha se rruga e vetme e Ballkanit Perëndimore është bashkimi në familjen evropiane më standarde më të mira për mirëqenien e çdo qytetari.

Në anën tjetër zëvendëspresidenti Weidenholzer Josef, tha se fryma evropiane është zgjedhja më e mirë për të gjithë popujt në Ballkan, ashtu siç merren vesh këtu dhe komunikojnë mes vete ata popuj që kanë dalë nga lufta duhet të jetojnë edhe atje, sepse Ballkani shumë ka vuajtur nga përpjekjet e ndarjes së dhunshme tash është koha që të bashkohen me idetë integruese dhe zhvillimore për ekonomin e vendit të tyre dhe për të ardhmen e fëmijëve të vet.

“Kosova ka bërë shumë përpjekje dhe është në rrugë të mirë dhe ju duhet të vazhdoni që teknikisht t’i plotësoni të gjitha kushtet sa i përket anëtarësimit dhe integrimit në BE”, tha Weidenholzer Josef.

Sipas tij janë të kënaqur që Kosova sa më shpejt t’i plotësoj kushtet teknike për liberalizim të vizave si standard, por jo i dyfishtë. Të gjitha vendet e Ballkanit i kanë pasur kushtet e njëjta ashtu siç i ka edhe sot Kosova për liberalizim të vizave.

Ai shtoi se kushtet tjera asnjëherë nuk janë kërkuar nga askush, por ato mund të përdoren për çështje interne nga personat jo përgjegjës ndaj votuesve dhe taksapaguesve kosovar.

”I ftoj të gjithë në Kosovë që sa më shpejt ti plotësojnë kërkesat e qytetarëve të vet dhe ti plotësojnë kushtet teknike për liberalizim të vizave që ato janë kritere thelbësore. Të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor në shumicën e rasteve cenohen edhe nga politika, por edhe nga komunitetet mes veti për të cilën nuk janë të njoftuar për të drejtat e tyre. Prandaj ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë këtë proces për Kosovën dhe neve na vjen mirë që shumica e kosovarëve mendojnë edhe më mirë për BE-në sesa disa që jetojnë në BE”, tha Weidenholzer Josef.

Sipas tij një ditë Kosova do të jetë në familjen mbi 500 milionë qytetarë që hap perspektivën edhe të zhvillimit ekonomik të vendit tuaj.

Kryetari i AKB-së Agim Shahini, në fund ftoj që ta viziton Kosovën dhe Ballkanin në mënyrë që të përshpejtohet rruga dhe synimi i jonë në BE.

E pranishme në takim ishte edhe nënkryetarja e parë e aktivistëve socialdemokrat të Austrisë së epërme në Parlamentin Evropian. /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)