LAJMI I FUNDIT:

LG patenton telefonin-tablet, që palohet dhe bëhet i vogël!

LG patenton telefonin-tablet, që palohet dhe bëhet i vogël!
-->

Shpresa për të sjellur pajisje me ekrane sa më të mëdha ka shtyrë LG dhe Samsung të investojnë në teknologji të palueshme.

LG së fundmi ka patentuar një telefon të palueshëm i cili palohet në anën vertikale. Kështu, kur e hapni pajisjen, ju do të keni një telefon të madhësisë së një tableti.

Sipas grafikoneve në dokumentet e patentës, pajisja do të ketë ekran të ndjeshëm në prekje në anën frontale dhe të pasme, ndërsa mesi i pajisjes mund të përdoret si kontrollues i muzikës apo rrip për njoftime.

Në anën e pasme, afër ekranit është e pozicionuar kamera, ndriçuesi, skeneri  i gjurmëve të gishtërinjëve se pullat e startimit të pajisjes.

Pajisja poashtu mund të pozicionohet në formën e tendës, ngjashëm me pajisjet Zenbook nga Asus.

Ende nuk ka informata se kur një pajisje e tillë mund të lansohet në treg.