LAJMI I FUNDIT:

LG G6 do të mbushet pa tela dhe me pagesa mobile?

LG G6 do të mbushet pa tela dhe me pagesa mobile?

Galaxy S8 nuk është pajisja e vetme e shumëpritur që do të lansohet në shkurt të vitit të ardhshëm. LG poashtu pritet të lansojë G6, pasardhësin e telefonit inovativ LG G5.

Raportet e para mbi G6 kanë sjellur disa informata interesante. Sipas këtyre raporteve thuhej se LG do të krijojë një pajisje të mbyllur, duke mos krijuar kështu mundësi për hapjen ose çmontimin e baterisë.


Ndërkohë, thashethemet e reja bëjnë të ditur se kompania është duke testuar ngjitësit që janë rezistent ndaj ujit për ekranin e LG G6 që sugjeron se pajisje e re do të ketë një trup që nuk dëmtohet nga uji.

Një tjetër spekulim i ri shton se telefoni i ri i kompanisë do të ketë mbushës pa tela dhe një shërbim të pagesave mobile që nuk është lansuar ende.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse këto spekulime dalin të jenë të vërteta ose jo.