LAJMI I FUNDIT:

Lexus nuk kryeson më listën e makinave luksoze (Foto)

Lexus nuk kryeson më listën e makinave luksoze (Foto)

Kelley Blue Book që vlerëson çdo vit shitjet e veturave në kategori të ndryshme, ka gjetur se gjatë 2017-ës Lexus nuk ka pasur aq shumë shitje të veturave.

Prodhuesi japonez, për disa vite me radhë kishte qenë në krye të listës, për shitjen e më së shumti njësive të veturave luksoze, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, këtë vit është rrëzuar nga Porsche, që ia ka tejkaluar duke shitur edhe sa i përket shitjes së modeleve të ndryshme.

Kjo ka qenë befasi për njohësit e veturave, meqë kompania gjermane më shumë është e njohur për makina sportive dhe të shpejta.

Mirëpo, me punën e vazhdueshme në shtimin e rehatisë dhe kujdesit në punimin e linjave dhe përfundimeve, ia ka dalë të kryesojë këtë pozitë. /Telegrafi/