LAJMI I FUNDIT:

Lexus dëshmon precizitetin e makinave, duke lëvizur në hapësira delikate (Video)

Lexus dëshmon precizitetin e makinave, duke lëvizur në hapësira delikate (Video)

Prodhuesi japonez i njohur për makinat me luks të lartë dhe shumë të qëndrueshme, del se krijon edhe vetura shumë precize.

Për të treguar se sa me lehtësi zënë kthesat dhe nuk devijojnë nga shtegu i parashikuar, modelet GS F, RC F dhe LC 500 janë vozitur në një dyqan të stolive kineze, transmeton Telegrafi.

Filmimi i postuar më poshtë, tregon modelet teksa kalojnë pak centimetra larg rafteve nga xhami, duke mos i prekur aspak.

“Përformaca e lartë e Lexus lë shenja” është përshkruar në fund rasti, shkaku i vijave që kanë lënë rrotat në dysheme. /Telegrafi/