LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja e trenave në hekurudhën që kalon nëpër bllokun e banesave (Video)

Lëvizja e trenave në hekurudhën që kalon nëpër bllokun e banesave (Video)

Në Chongqing të Kinës, ku jetojnë 49 milionë banorë në një hapësirë mjaft të vogël, bëhen përpjekje të ndryshme për të sofistikuar sistemin e transportit.

Për këtë arsye, në një ndërtesë 19-katëshe është vendosur hekurudha, nëpër të cilën lëvizin trenat e lehtë, transmeton Telegrafi.


Madje, është vendosur një stacion edhe brenda objektit, që të shfrytëzohet nga vet banorët që jetojnë aty.

Në mënyrë që qarkullimi tij të mos shkaktoi zhurmë, janë përdorur pajisjet speciale, që të mos dëgjohet më shumë se makina për larjen e rrobave.

Treni që kalon nëpër katin e tetë të objektit për banim, mund të shfrytëzohet vetëm për bartjen e udhëtarëve, apo edhe mallrave të lehta.

Për shkak të vendit të veçantë ku ndodhet, shumë njohës të ndërtimtarisë dhe arkitekturës kanë shkuar për ta parë nga afër strukturën dhe sistemin e punës. /Telegrafi/