LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Zv.ministri Bekim Maksuti marionetë e pafuqishme për të bërë ndryshime në URM

Lëvizja Besa: Zv.ministri Bekim Maksuti marionetë e pafuqishme për të bërë ndryshime në URM

Lëvizja Besa përmes një kumtese ka akuzuar zv.ministrin e Mbrojtes, Bekim Maksuti, për përfaqësimin e ulët të shqiptarëve në njësitet e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë (URM). Nga kjo parti thonë se Maksuti, së bashku me paraardhësit e tij janë munduar ta fshehin të vërtetën për përqindjen e shqiptarëve në URM, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja Besa reagon ndaj deklarimeve të zv.ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu keqardhje për mosavnacimin dhe mos interesimin e shqiptarëve për këtë ministri, me theks të veçantë në njësinë speciale – elite të Armatës së Maqedonisë. Ky zëvendësministër, si edhe shumë pararendës të tij shqiptarë, u përpoq të fshihte të vërtetën se përqindja e shqiptarëve në shumicën e sektorëve është pothuajse e papërfaqësuar. Ndonëse kjo Qeveri zotohej për reforma të thella, siç duket, me veprimet e deritanishme, dëshmohet vetëm avancimi i politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në secilin segment, përfshirë edhe njësitet e Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë”, thonë nga Lëvizja Besa.


Nga kjo parti shtojnë se mospërfaqësimi adekuatë dhe profesionistëve shqiptarë në pozitat e larta, është tregues i qartë se mungon vullneti, guximi dhe dëshira që shqiptarët të ndjehen si faktorë i barabartë në Ushtrinë e Maqedonisë.

“Në rrethana të tilla që janë si rezultat i inferioritetit të pushtetarëve shqiptarë, zëvendësministri i
mbrojtjes në vend që të krijojë parakushte të barabarta për të gjitha etnitë ku shqiptarët do të kishin mundësinë për t’u avancuar me grada të larta në ARM, ai sillet si një marionetë e pafuqishme politike”, theksojnë nga Lëvizja Besa.

Lëvizja Besa kërkon që të krijohen parakushte për nxënësit shqiptarë me arsim të mesëm që të dërgohen në akademinë ushtarake. Këto ndryshime sipas tyre, duhet të fillojnë që nga administrata e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila aktet dhe rregulloret duhet t’i ketë edhe në gjuhën shqipe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori