LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti

Lëvizja Besa nuk do të merr pjesë në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i është përgjigjur ftesës së Ali Ahmetit. Ai përmes një njoftimi për media thekson se, nuk pranon improvizime karikaturale për shkak se siç thotë, dikush ka nevojë për protagonizëm politik dhe se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ali Ahmeti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti ju drejtohet kryetarëve të partive politike në Maqedoni me ftesë për takim (Dokument)
Lexo po ashtu Ahmeti ju drejtohet kryetarëve të partive politike në Maqedoni me ftesë për takim (Dokument)

“Sidoqoftë, në interes të koordinimit të aktiviteteve të partive politike shqiptare në Maqedoni, ne jemi të gatshëm për takim përmbajtjesor, e jo ceremonial e për mashtrim të opinionit, andaj ju njoftojmë siç vijon:


1. Për shkak se takimin që e keni ftuar në hotel “A. Palace” e konsiderojmë pluhur syve për opinionin shqiptar, vetëm sa për sy e faqe dhe pa asnjë përmbajtje, siç edhe dëshmon ftesa tuaj, ne ju propozojmë që takimi, në vend nëpër hotele, të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

2. Nëse jeni vërtet të gatshëm që të flasim për avancimin çështjes shqiptare në Maqedoni, pra pa këso kalkulime mediale, ne ju ftojmë që të takohemi në hapësirat e Kuvendit, sepse duam të diskutojmë për gjëra thelbësore dhe nuk kemi kurrfarë kënaqësie që të fotografohemi me asnjërin nga politikanët që mund të jenë në atë takim.

3. Propozojmë që takimi në Kuvend të koordinohet nga koordinatorët e grupeve parlamentare (ose përfaqësuesit e partive përkatëse), ndërsa në të të ketë dy pika të rendit të ditës:

1) Raport me shkrim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni dhe me çfarë dinamike do të realizohet ajo;
2) Hartimi i planit për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe krijimi i grupeve të punës për përpilimin e tij”, thuhet në njoftimin e Bilall Kasamit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori