LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Maqedonia është në krizë demokracie dhe të sigurisë (Video)

Lëvizja Besa: Maqedonia është në krizë demokracie dhe të sigurisë (Video)

Përmes një konference për shtyp, Lëvizja Besa konstaton se ”pas incidenteve të mbrëmshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur huliganë të mbështetur nga OBRM-PDUKM e sulmuan institucionin më të lartë ligjëdhënës në vend, Maqedonia tashmë është jo vetëm në krizë politike të demokracisë, por edhe në krizë të sigurisë”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Më tej në koordinatori i kësaj partie, Bilall Kasami tha se ”në Maqedoni tashmë janë rrënuar vlerat e demokracisë, si sundimi i shumicës, dhe tash për fatin e shtetit vendosin disa huliganë të përfaqësuar nga OBRMPDUKM-ja.


Pas saj që ndodhi mbrëmë e dënojmë ashpër dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve, ndërsa në veçanti i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë, Ziadin Sela, duke u solidarizuar njëherazi edhe me anëtarësinë dhe aktivistët e LR-PDSH-së.

Me këtë rast duam të shpjegojmë se pesë (5) deputetët e Lëvizjes BESA kanë qenë në sallën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë derisa është zhvilluar seanca për zgjedhjen e Xhaferit, me çka e kanë legjitimuar zgjedhjen e tij, madje për këtë janë falënderuar edhe nga Xhaferi edhe nga Zaev. Nëse do të flisnim për numrat, Lëvizja BESA e mbështeti shumicën parlamentare që e zgjodhi Xhaferin për kryetar Kuvendi, duke mos e lënë të rrezikohet procesi nga mungesa e kryetarit të BDI-së.

Përkitazi me këtë i ftojmë të gjitha institucionet e vendit që ta respektojnë këtë zgjedhje dhe të sillen konform këtij vendimi.

Këtu duam të shpjegojmë edhe një moment që i kanë lënë shije të keqe këtij procesi: ne nuk ishim të informuar për skenarin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit dhe kjo na gjeti të papërgatitur, por – pavarësisht kësaj – ne, ashtu siç kishim premtuar, qëndruam në sallë dhe e ndihmuam dhe legjitimuam procesin. Shpresojmë se paskëtaj do të vazhdojnë të themelohen edhe institucionet e tjera të shtetit dhe vendi të kthehet në gjendje normale.

Meqë jemi akoma në gjendje të rënduar të sigurisë, u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve të kujtdo qofshin, sepse lëndimi i sigurisë së vendit është pikërisht dëshira e atyre që dje e sulmuan edhe Kuvendin, ndërsa detyra jonë duhet të jetë që të ndihmojmë bashkërisht që vendi të kthehet në gjendje normale”, tha Kasami./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori