LAJMI I FUNDIT:

”Lëvizja Besa duhet të jetë pjesë e qeverisë”

”Lëvizja Besa duhet të jetë pjesë e qeverisë”

Pas caktimit të mandatit, Zoran Zaev si kryeministër i mundshëm në qeverinë e ardhshme, është duke i zhvilluar takimet me të gjitha partitë e shumicës së re parlamentare. Në takimet fillestare, përveç BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët që i kanë përafruar programet politike, iniciativë më konkrete për pjesëmarrje në qeveri nuk ka dhënë Lëvizja Besa. Ashtu siç deklaruan më herët nga kjo Lëvizje, gjëja më e rëndësishme është se mbi cilat parime do të funksionon qeveria e ardhshme dhe aspak nuk i intereson ndarja e resorëve nëse përgjegjësia në këto dikastere nuk përmbush garancën nga LSDM-ja.

Përderisa në Maqedoni është hapur debati mbi koalicionin e mundshëm për qeverinë e re, vëmendja ka shkaktuar Lëvizjz Besa, në kuptimin se a do të marrë pjesë në qeverinë e re apo jo.


Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar Lëvizjen Besa në lidhje me kushtet që duhet të përmbushen nga LSDM-ja, nëse dëshiron kjo e fundit ta ketë në qeveri Besën.

”Normalisht se çdo parti synim të vetin e ka pushtetin, pasi prej aty mund të realizohen aspiratat e shqiptarëve dhe qytetarëve të RM-se. Askush nuk ka thënë se e kemi ndarë mendjen për opozitë. Mirëpo, ne duam të dijmë përse hyjmë në qeveri. Të hyjmë dhe vetëm të “fotografohemi”, apo ta avancojmë kauzën shqiptare në Maqedoni. Pa e marrë këtë garancë, BESA nuk do të vazhdojë bisedimet më tutje, gjegjësisht për resorët. Neve nuk na intereson ministria e caktuar por kompetencat e plota në atë ministri, edhe atë, mos pranimi i personave të inkriminuar, qeverisje e barabartë dhe marrëveshja që do të dakordohemi me LSDM-në, të bëhet publike’, thonë nga
Lëvizja.

Opinionisti politik, Visar Ademi, thotë se Lëvizja Besa nuk duhet t’i jep hapësirë BDI-së dhe duhet të merr përgjegjësi për të qenë pjesë e qeverisë.

‘Mendoj se Lëvizja Besa gabon në këtë drejtim. Në kohë përgjegjësie, në kohë kritike të situatës në Maqedoni, duhet të marrin përgjegjësi dhe nuk mund t’ia lënë terrenin BDI-së. Sepse sa herë ata kanë pasur probleme, pasi vetë koncepti i krijimit të Besës ka qenë për shkak të keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të fondeve nga ana e BDI-së. E tani Besa t’i jep hapësirë edhe katër vite tjera qeverisje dhe të thuash unë do të fokusohem tek zgjedhjet lokale, më duket e palogjikshme. Lëvizja Besa e ndërtuar në këto premisa, do të përmirësojë qeverisjen, mirëqenien e qytetarëve dhe tani të thuash se nuk dua të marr pjesë në qeveri, më duket e pakuptimtë. E dyta, mendoj se vetë ky veprim e dëmton Lëvizjen, nëse ne do të kemi integrim të vendit në BE dhe NATO, atëherë kanë rrezikun e mosmarrjes së këtyre kredive. Dhe e treta, mospjesëmarrja në qeveri, e lejon BDI të bën marrëveshje në raundin e dytë në zgjedhje, në ato komuna ku pretendon Besa. Çka nëse LSDM-ja përkrah kandidatët e BDI-së, atëherë kush do ta ketë përgjegjësinë për këtë. Mendoj se hezitimi për të mos qenë pjesë e qeverisë, mund t’i kthehet si bumerang negativ në zgjedhjet lokale’, thekson Ademi për Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe nga Ademi, profesori universitar, Sefer Tahiri thotë se edhe nëse Lëvizja Besa vendos të mbetet në opozitë, ajo duhet të tregohet korrigjuese e mirë ndaj pushtetit.

‘Mendoj se shqiptarët më 11 dhjetor kanë votuar që të përfaqësohen në pushtet nga BDI dhe për shkak të konstelacionit të forcave politike edhe Aleanca për Shqiptarët, por edhe për përfaqësim politik në opozitë dhe në këtë korpus e shoh Lëvizjen BESA. Vetë fakti që kjo parti nuk ka shprehur ambicie për të qenë pjesë e qeverisë, ndërkohë që si parti e re, e përbërë nga njerëz të rinj mori 5 deputetë. Kjo tregon se ajo duhet ta provojë veten në opozitë dhe nëse tregohet korrigjuese e mirë ndaj pushtetit, duke mos bërë ecejake në veprimin e saj politik dhe duke e mbështetur qeverinë nga pozicioni i opozitës, sidomos kur janë në pyetje çështjet shqiptare, Ligji i gjuhëve dhe ai për barazi ekonomike, mund të shpresojë në një rezultat të mirë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe kësaj qeverie, sado e brishtë që mund të jetë për nga numrat, i duhet edhe opozitë shqiptare. Në këtë drejtim vlerësoj se një parti e re, e papërvojë duhet të ketë përvojë së pari institucionale- parlamentare, që më pas të ketë përvojë ekzekutive, sepse në politike shpesh mund të “shkrihesh si fluskë sapuni”‘, vlerëson Tahiri.

OBRM-PDUKM-së duhet t’i jepet goditja e fundit politike me formimin e Qeverisë së re. Kjo goditje do të jetë më e fortë me bashkimin e forcave politike shqiptare kundër atyre që bënë terrorin e 27 prillit në Kuvend, kështu deklarohet politikologu Xhenis Sulimani.

‘Nuk mendoj se është mosambicje e Besës të hyjë në qeverinë e ardhshme por e njëjta është kategorike që BDI nuk meriton të jete pjesë e përbërjes së re qeveritare. Por, për mendimin tim, kjo zgjidhet fare lehtë, sepse as LSDM nuk besoj se do të lejonte që në qeverinë e saj të ketë emra që në të kaluarën kanë keqpërdorur pozitat shtetërore. Kështu që këtë problematikë e menjanojmë dhe çdo arsyetim tjetër për mospjesëmarrje në Qeveri është banale dhe e pakuptimtë. Nëse deri dje kanë qenë Besa të zëshëm për keqqeverisje, tani është momenti. Ridefinimi prej diku duhet të nis, andaj le të nisin nga resoret që do t’i udhëheqin. Nuk kisha paragjykuar sesi mund të reflektohet qëndrimi i tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale, por që do të jetë gabim trashanik moshyrja e tyre në Qeveri, nuk do mend’, shprehet Sulimani.

Aktivisti politik Petrit Saraçini thotë se nuk e pranon arsyetimin nga asnjëra parti për zvarritjen e formimit të qeverisë së re, pasi ata kanë pasur mjaftë kohë që të dakordohen.

‘Më 11 dhjetor të vitit 2016, diheshin rezultatet. Të gjithë aktorët politik deri më tani kanë pasur kohë të ulen dhe të merren vesht. Përderisa OBRM-PDUKM, e ka zvarritur procesin në Kuvend, partitë e shumicë së re kanë mundur të dakordohen. Për çfarëdo zvarritje, nuk ka asnjë justifikim nga asnjëra parti’, shprehet shkurt Saraçini. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori