LAJMI I FUNDIT:

Lëvizi i zhveshur nëpër aeroport dhe u largua pa gjurmë (Foto)

Lëvizi i zhveshur nëpër aeroport dhe u largua pa gjurmë (Foto)

Në një aeroport që ndodhet në Majorka të Spanjës, një turist ka lëvizur i zhveshur nëpër korridore dhe më pas ka shkuar në tualet.

Por, kur sigurimi ka shkuar ta ndaloi, ai është larguar pa gjurmë dhe nuk dihet se në cilin drejtimi ka shkuar, transmeton Telegrafi.


Turisti i zhveshur para se të largohet nga aeroporti

Derisa disa mendojnë se ishte i dehur dhe nuk e kishte idenë çfarë bënte, të tjerë mendojnë ndryshe.

“Mund të ketë qenë ndonjë artist, që merret me shfaqje magjie, apo po bënte eksperiment”, është komentuar rasti.

Në anën tjetër, fotografitë e tij janë shpërndarë në medie, në përpjekje që të identifikohet dhe ndalohet, sepse zhveshja është e ndaluar në publik. /Telegrafi/