LAJMI I FUNDIT:

Letra e hapur Aleksandar Vuçiqit

Letra e hapur Aleksandar Vuçiqit

Një i ri nga Lugina e Preshevës, përkatësisht Komuna e Bujanocit, Drilon Hyseni, në javën e parë të këtij dhjetori i shkroi letër të hapur kryeministrit të Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke shprehur shqetësimet e tij dhe të bashkëmoshatarëve të tjerë, për gjendjen e mjerueshme, në të cilën ndodhet, aktualisht, rinia shqiptare në Luginë të Preshevës.

Letra fillon me prezantimin e autorit të saj: “Kryeministër, unë jam një shqiptar nga Lugina e Preshevës, apo siç keni qejf ju ta quani, Serbia Jugore”.


“Po iu drejtohem, përmes rrjetit social të Facebook-ut, si një mënyrë shumë e lehtë komunikimi, e nga ku edhe mund t’i merrni të gjitha të dhënat e mia personale, për t’i shfaqur shqetësimet e mia dhe të bashkëmoshatarëve të tjerë. Marr shkak nga letrat e shumta që mund t’ju vijnë juve, nga të gjitha shtresat, e edhe nga komuniteti të cilit i përkas, mirëpo në këtë rast s’mund në asnjë mënyrë të ju lavdëroj”, thekson Driloni në letrën e tij.

Në vazhdim të letrës, ai shpreh një dozë dyshimi se “letra ndonjëherë do të bie përballë syve të kryeministrit”, por beson se shqetësimet e tij “do t’ia vrasin herë do kurë ndërgjegjen”.

“E para, nëse pretendoni që Serbinë ta vendosni në korsinë që shpie për në Bashkimin Evropian, deshët apo s’deshët ju, rruga do t’iu bie edhe nga Lugina e Preshevës, andaj vetëm mund ta mashtroni popullin tuaj duke i premtuar integrime ekonomike e politike, pa zgjedhur njëherë e mirë problemet që na brejnë ne shqiptarëve me vite, shpirtrat dhe zemrat tona, e të cilat do t’ua pamundësojnë ecjen drejt BE-së”, thuhet në vazhdim të letrës së hapur, kushtuar kryeministrit Vuçiq.

Sipas letrës së hapur, “Evropa nuk e do Serbinë me probleme, çfarë i ka ajo me pakicat kombëtare, e posaçërisht me bashkësinë etnike shqiptare, e cila ballafaqohet me një varfëri të skajshme, me një prapambeturi ekonomike, me një papunësi ekstreme dhe me një varg problemesh të natyrës politike, kulturore, arsimore e shëndetësore”.

Kjo nuk është e tëra që thuhet në letër. Driloni Vazhdon: “Për shembull, nëse vazhdohet me injorimin e kërkesave për nostrifikimin e diplomave, punësimin dhe integrimin e rinisë, njërës nga shtyllat kryesore të ardhmërisë së një vendi, nuk di se me çka do të lavdëroheni dhe të krenoheni si kryeministër i një shteti multietnik, për të arriturat demokratike, si parakusht i proceseve integruese evropiane”?

“Për pak sa nuk harrova t’ju kujtoj”, i thotë Driloni, Vuçiqit, “në rajonin tonë kemi pasur konflikte të armatosura, kur unë dhe bashkëmoshatarët e mi nuk kishim më shumë se 10 vjeç, e akoma na ushtojnë veshët nga krismat e armëve, e shpesh edhe na trazohen ëndrrat tona rinore”.

“Të shqetësuar nga gjendja e tanishme politike në vendin tonë, me drojën se mund të na kthehen në skenë ngjarjet e dikurshme të padëshiruara, me modesti ju kërkojmë, të merrni hapa konkretë për zgjidhjen e problemeve sipas standardeve evropiane. Më kujtohet një konstatim i Juaji, i cili u pat drejtuar politikanëve të Luginës së Preshevës: ‘Nuk keni nevojë të më doni, por t’më respektoni’. Do të ishte i njëjtë ky konstatim edhe për rininë tonë, kundrejt juve, e cila i kryen të gjitha obligimet e qytetarisë ndaj shtetit ku jeton, zhvillohet dhe burrërohet’, thekson Driloni”, thuhet nëletër.

“Së fundmi, mund të mos e lexoni fare këtë letër e as të jepni ndonjë përgjigje në këtë drejtim, por një ta keni të qartë se zëri i rinisë nuk do heshtje. Ai do të zgjohet dhe do të trokas në ndërgjegjen e gjithë atyre, që i kanë ngarkuar vetës misionin institucional, e pak angazhohen për zgjidhjen e problemeve, në vendin ku jetojmë”, thuhet mes tjerash në letrën e hapur të Drilon Hysenit, adresuar kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në trend

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Kalo në kategori