LAJMI I FUNDIT:

“Let me Love”, dashuria që rikthen në skenë Vedat Ademin (Foto)

“Let me Love”, dashuria që rikthen në skenë Vedat Ademin (Foto)

Këngëtari i njohur Vedat Ademi, është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të zhanrit rock, zhanër të cilin e kultivon tash e disa vite, duke i qëndruar besnik stilit të tij.

Aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe pse larg Shqipërisë vazhdon të jetë i angazhuar me muzikës.


Ai është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, një këngë ritmike pranverore e cila do të publikohet edhe me klip.

Në një intervistë për Telegrafin, këngëtari  rrëfen për detajet e këtij projekti, i cili beson se do të jetë mjaft i veçantë dhe do të pritet mirë nga publiku.

“Në radhë të parë përshëndes të gjithë lexuesit. Kënga ime e re titullohet “Let me love”, kënga si projekt ka filluar realizmin në fund të vitit që shkoo, d.m.th është punuar ngadalë dhe duke menduar në të njëjtën kohë edhe për idenë e klipit, kënga është verore dhe ka ritëm ‘reggae’ pak a shumë”, tha Vedat Ademi për Telegrafin.

Duke vazhduar më tej bisedën, këngëtari Ademi rrëfen për bashkëpunëtorët e tij në këtë projekt, si dhe zbulon tematikën e këngës, e cila që nga titulli tregon se ka të bëjë me dashurinë.

“Autorët e këngës së re ‘Let me love’ janë Marsel Gunga dhe 2 Step, siç njihet me emrat e tyre artistikë, kurse realizimi i klipit është bërë nga Nik Morina dhe Agron Jashari. Kënga shtjellon një temë dashurie, dedikim dashurisë me pak fjalë…”.

Këto ditë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, të cilat janë bërë në Florida. Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive nga xhirimet, gjersa i pyetur për klipin, këngëtari 34 vjeçar tregoi se ky vend i ka ofruar shumë mundësi për të realizuar një klip me një prapavijë krejt të re.

“Vetë fakti që klipi është xhiruar në Florida, do të thotë që është i veçantë, sigurisht që vendiatje të jep shumë mundësi xhirimesh me bukuritë e veta që ka, normalisht edhe me ndihmën e miqve të mi që jetojnë atje ishte shumë e lehtë gjithçka, me këtë rast i falënderoj shumë për gjithë shërbimin e ofruar. Mendoj që vij pak më ndryshe se herët e tjera, gjithsesi presim edhe vlerësimin e publikut se si do ta gjykojnë ata”, u shpreh më tej Vedat Ademi.

Përderisa ndodhet në SHBA, aktiviteti i tij muzikor nuk po ndalet! Madje, këngëtari tregon për Telegrafin edhe angazhimet e tij të njëpasnjëshme në koncerte, që sidomos tani me ardhjen e sezonës së verës, do të jenë edhe më të shpeshta.

“Momentalisht jam vendosur në New York, vazhdoj të merrem me krijimtarinë time e sigurisht edhe me koncertet këtej, gjatë verës do jem në Kosovë dhe Shqipëri për të qene afër publikut tim andej, e sigurisht edhe për të prezantuar edhe projektet tjera të radhës që kam”, përfundoi këngëtari mitrovicas për Telegrafin.

Projekti i ri i këngëtarit pritet të publikohet brenda pak javësh, ndërsa ju prezantojmë me një nga skenat e klipit, ku si gjithmonë Vedat Ademi nuk zhgënjen me stilin e tij unik. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori