LAJMI I FUNDIT:

Lepaja: Veseli e Haradinaj po shfrytëzojnë njëri-tjetrin

Lepaja: Veseli e Haradinaj po shfrytëzojnë njëri-tjetrin

Përçarjet, pakënaqësitë dhe ndryshimet e brendshme, si duket vazhdojnë të jenë aktuale tek koalicioni PDK-AAK-Nisma, derisa flitet për mos kordinim brenda tyre.

Pas anulimit të debatit me kandidatët për kryeministër të Kosovës, analistët e çështjeve politike kanë vlerësuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur për shkak të vendimit të Komisionit të pavarur, por për shkak të përçarjeve brenda PDK-AAK-NISMA.


Por, një gjë të tillë e mohuan partnerët e koalicionit, duke thënë se PDK-AAK-NISMA, nuk po përçahet por janë më të bashkuar për fitore.

Përkundër kësaj analistët vlerësojnë se ky koalicion është një koalicion, ku të gjithë e përdorin njëri-tjetrin.

Duke folur në lidhje me këtë, analisti Fadil Lepaja, ka treguar edhe mënyrën se si po e shfrytëzojnë njëri-tjetrin Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

“Në këtë rast, Ramushi e përdorë makinerinë votuese të PDK-së, ndërsa Kadri Veseli, e përdorë Ramush Haradinajn për ta unifikuar elektoratin besnik nga radhët e veteranëve, familjeve të tyre dhë përgjithësisht vijës së luftës që vetvetiu është një përqindje serioze. Pritja e tyre është se do të rikthejnë edhe një pjesë të elektoratit të zhgënjyer me marrëdhëniet e këqija në të kaluarën dhe të cilët patën votuar për partitë tjera, sidomos për Vetëvendosjen”, është shprehur Lepaja për gazetën “Bota sot”.

Sipas analistit Lepaja, debati i anuluar, duhet të ketë arsye në ndjenjën e inferioritetit intelektual të kandidatit të koalicionit PDK-AAK-NISMA, Haradinaj.

Por, ai ka shtuar se shkak mund të jetë edhe frika e Haradinajt se ballafaqimi me Albin Kurtin, mund t’i sjell poena negativ te elektorati i vet.

“Vështirë mund të kontestohet patriotizmi i tij, dhe efikasiteti kur edhe Kurti pretendon të njëjtat shkathtësi, plus që nuk e përcjellin kurrfarë aferash, atë dhe partinë e tij. Në anën tjetër, një ballafaqim me z. Hoti, do të mund të sillte në këtë fazë , deri te fjalët e forta, të cilat mund të paragjykonin edhe koalicionet paszgjedhore, të cilat mund të jenë të domosdoshme, dhe përkundër mosmarrëveshjeve aktuale. Përkundër euforisë fillestare me koalicionin, partnerët po tregohen të kujdeshëm mos me marrë mbi vete krejt bagazhin e aferave korruptive dhe të përfoljeve për krimin, të qeverive të mëparshme të PDK-së, prandaj edhe emri “Fillim i ri” e shpreh më së miri këtë tendencë”, ka thënë tutje Lepaja.

Ndërkohë, zyrtarë nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës kanë bërë të ditur se Komisioni i Pavarur i Mediave e ka anuluar debatin më mes të kandidatëve për kryeministër dhe se koalicioni në mes PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s nuk e ka asnjë problem.

“Jo s’kanë asnjë problem. Debatin e ka anuluar Komisioni i Pavarur i Mediave, e jo koalicioni apo Haradinaj”, ka thënë anëtari i Kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj.

Kurse Enver Hoti nga Nisma për Kosovën, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka thënë se Haradinaj e ka dhënë përgjigjjen për ketë temë dhe nuk ka se çka t’i shtohet atij qëndrimi.

“Sa i përket pyetjes për problemet brenda koalicionit, nuk është aspak e vërtetë. Nisma në çdo marrëveshje që ka hyrë më dikë, qoftë me Aleancën, qoftë në 2014, nuk ka hyrë me dilema dhe asnjëherë nuk është ndonjë situatë që mund të krijojë përçarje, sepse ne i kemi gjërat e qarta dhe këtu s’ka asnjë paqartësi”, ka thënë Hoti, duke aluaduar në atë se PDK është ajo, e cila i është bashkangjitur AAK-së dhe Nisma-s e jo anasjelltas, pasi sipas tij, “Ramush Haradinaj i pranon të gjitha vetëm për ta parë veten kryeministër të Republikës së Kosovës”.

“Në koalicionin mes AAK-së dhe Nisma-s është bashkangjitur PDK-ja dhe jemi duke shkuar drejt fitores. Mund të them se nuk ka asnjë përqarje,nuk ka asnjë dilemë. Partitë opozitare dhe analistët, të cilët janë rreshtuar në anën e opozitës tashmë edhe mund të japin deklarata të tilla”, ka përfunduar Enver Hoti nga Nisma.

Në lidhje me këtë ka qenë e pa mundur të merret një qëndrim nga PDK-ja pasi asnjë nga zyrtarët e kësaj partie nuk kanë dashur t’i komentojnë zërat për probleme mes koalicionit, duke i quajtur ato theshetheme të disa analistave.

Ndryshe, ballafaqimi i parë i kandidatëve për kryeministër , ishte paraparë që të mbahet me 26 maj. Ky debat u anulua për shkakt të një njoftimi të Komisionit të pavarur për Media, në të cilën ky ballafaqim cilësohej i jashtëligjshëm në kuadër të fushatës zgjedhore. /Bota sot/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës

Jehona Hulaj
Kalo në kategori