LAJMI I FUNDIT:

Leonora Poloska: Muzika ime buron nga shpirti, Andini plotëson gjysmën time

Leonora Poloska: Muzika ime buron nga shpirti, Andini plotëson gjysmën time

Leonora Poloska është zëri i magjishëm që me vite i ka shoqëruar artdashësit e muzikës me projektet e saj muzikore, të cilat gjithnjë kanë qenë të veçanta. Ajo është shquar gjithmonë si një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në Maqedoni, gjersa vitin e fundit jeta e saj është shpërngulur në Prishtinë, kjo për arsye të martesës me kompozitorin e njohur, Andin Randrobravën.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, Leonora ka rrëfyer për më të rejat e saj në muzikë, si dhe arsyen se pse ka pauzuar për kaq kohë. Këngëtarja gjithashtu nuk ka hezituar tu përgjigjet pyetjeve për jetën private, si po i ecën bashkëjetesa në Prishtinë? Dhe kur do të mund ta shohim së shpejti nënë?


Për të gjitha këto përgjigjje, ju ftojmë të lexoni intervistën e mëposhtme.

Leonora, ka kohë që jeni tërhequr paksa nga muzika. Mund të na thoni pse kjo distancë?

Distanca nga pikëpamja ime është objektive, për arsye se thjeshtë humba interesim për një kohë, muzika ka të bëjë kryesisht me shpirtëroren, e që ta rikthesh shpirtin dhe të jesh produktiv, duhet që ta shohesh malin nga larg për me i pa drunjët më mirë ?.

leonora

Kur do të vijë Leonora me një projekt të ri muzikor? Mund të na zbuloni disa detaje nga projekti i ri?

Jam duke punuar në atë drejtim, por jo me nxitim, ngadalë ngadalë

Dimë tashmë që jeni martuar me Andinin dhe jetoni në Prishtinë. Na thuaj pak si po ju duket jetesa këtu?

Jam e lumtur në praninë e Andinit, normal gjithçka tjetër merr po të njëjtin reflektim, kam njoftuar njerëz pozitiv, me të cilët kalojmë kohë herë pas here, është lehtë të adoptohem.

Sa po ju mungon familja, dhe sa shpesh shkoni në Shkup për t’i vizituar prindërit?

Familja është e shenjtë për mua, shkojmë shpesh në Shkup për ti vizituar, pasi që nuk është ndonjë relacion i gjatë dhe për kohë të shpejt arihet.

Në foto: Leonora Poloska dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Andin Randrobrava.
Në foto: Leonora Poloska dhe bashkëshorti i saj, kompozitori Andin Randrobrava.

Na trego pak si është një ditë e zakonshme e Leonorës në Prishtinë?

Pasi që jetojmë bashkë unë dhe Andi, kemi hapësirën totale bashkë, dhe të shumtën e kohës e kalojmë bashkë, pijmë kafen e mëngjesit, përgadisim ushqimin, dalim në Gërminë e bukur, punojmë në këngë për këngëtarë të tjerë, shkruaj tekste, filmat i kemi pikë të dobët, diskutojmë në tema të ndryshme, përveç se bashkëshortësi kemi edhe atë më të rëndësishmen në relacion burrë e grua, jemi shokë.

Po me koncerte, a jeni e angazhuar?

Kam oferta, por nuk kam dëshirë që ta krijoj rutinën e para disa viteve me mbrëmjet, sepse të nxjerrë nga koloseku nga njëra anë, për shkak se në atë mënyrë për të gjithë ke kohë përpos për vetën.

Leonora, vokali juaj është shquar gjithmonë si ndër vokalet më të fuqishëm shqiptarë. A e keni menduar ndonjëherë pjesmarrjen në ndonjë festival të përmasave europiane, a do të konkuronit për të përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision”?

Kam pasur oferta për Shqipëri, mirëpo duke e marrë parasysh faktin që në vitin 2002 në Estoni kam qenë si vokal përcjellës i këngëtares nga Maqedonia, dhe nuk më la mbresa të mëdha, është thjeshtë një eufori 10 ditëshe, ku njoftohesh me këngëtarë nga vendet tjera, e ku “prapa perdeve” është një realitet i hidhur.

leonora9

“Digjem për ty” është cilësuar si një ndër baldat më të bukura kushtuar dashurisë ndaj nënës. Sa të lumtur ju bën ky fakt, dhe sa jeni e kënaqur me suksesin që shënoi kjo këngë?

Shumica e teksteve që i kam shkruar, kanë të bëjnë me të vërtetën që ka ndodhë në jetën time, dashuria prindërore, humbja e disa personave të afërt nga jeta, padrejtësitë në shumë profile të jetës etj. Kështu që maksimalisht jam munduar si në tekst, ashtu edhe në interpretim të jem “e pranishme” për audiencën.

Pjesëmarrja juaj e fundit në një festival ishte para dy viteve në “Kënga Magjike”, sa ju pëlqejnë kompeticionet dhe a do të merrni sërish pjesë në to?

Të them të drejtën, kompeticionet nuk i parapëlqej, sa i përket renditjeve ose notimit që i përket jurisë profesionale se gjithmonë janë subjektivë nga shumë arsye, por me rëndësi është që një ide të plasohet sa më mirë në publik, duke e anashkaluar faktin që në njëfarë forme i gjithë momenti në festival për mua cilësohet si konvencional, publiku është ai që vendos dhe ne këndojmë për publikun. A do të marrë pjesë sërish ëshë çështje relative, por një e di, se jo në një të afërme të shpejtë.

Në Foto: Leonora Poloska dhe Kanita në finalen e festivalit "Kënga Magjike 2014".
Në Foto: Leonora Poloska dhe Kanita në finalen e festivalit “Kënga Magjike 2014”.

Kur do t’i shohim Leonorën dhe Andinin prindër?

(Qesh), kemi dëshirë të dy, i adhurojmë fëmijët, por kur të jetë kismet.

Çfarë mendimi keni për tregun muzikor të ditëve të sotme?

Ka kolorit shijesh dhe stilesh, që është ok, dhe ka vend për të gjithë, sa i përket mendimit tim, por kriteret dhe filtrat i vendos media, (sa më të shëndosha produktet në pazar, aq më mirë për shëndetin)

Sa kohë shpenzoni në rrjetet sociale, dhe a janë pjesë e pandashme e përditshmërisë tuaj?

Shpenzoj kohë aq sa më premton koha, ka edhe gjëra të mira, spektër informatash që s’i kemi parë më parë, por mundohem t’i evitoj lidhshmërisë së tepërt, e të mos jem e varur, por e kundërta.

leonora7

Po me fansat sa jeni e lidhur. Komunikoni shpesh me ta? Ju ndalojnë në rrugë?

Jam e lidhur, ka një numër të njerëzve të cilët më shkruajnë dhe ua kthej përgjigjet, flasim dhe jam e afërt me ta, ndodh edhe në rrugë të më ndalojnë, nuk kam problem në këtë aspekt.

Ndonjë datë të saktë se kur publikohet kënga e re e Leonorës, mund ta dimë?

Datë të re të saktë jo, por shpresojm se shpejti..

Leonora, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Për fund dëshiron të shtosh diçka. Çfarë mesazhi do ju transmetoje lexuesve?

Faleminderit juve, lexuesve u dëshiroj një dimër të nxehtë, shumë dashuri dhe shpirt të lumtur. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Botë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori