LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton Phab 2 më 6 dhjetor

Lenovo prezanton Phab 2 më 6 dhjetor

Modeli më i lirë i familjes Lenovo Phab2, fableti Phab 2, do të lansohet në Indi gjatë javës tjetër, përkatësisht më 6 dhjetor.

Në ndërkohë, Phab2 Plus është lansuar një muaj më parë dhe është i gatshëm për blerje kurse ende nuk dihet se kur Phab2 Pro do të del në shitje.


Lenovo Phab2 ka ekran të madhësisë 6.4 inç me rezolucion modeste prej 720 piksel ndërkohë që modeli Plus sjell rezolucion prej 1080p.

Specifikat tjera të Phab 2 përfshijnë procesorin Mediatek MT8735, RAM memorien prej 3GB dhe hapësirën ruajtëse prej 32GB. Phab 2 sjell një kamerë të vetme në anën e pasme me 13MP ndërsa modeli Plus ka dy të tilla.

Ndoshta tipari më i veçantë i Phab2 është bateria prej 4,5050 mAh e cila do të funksionojë në pajisje për një kohë të gjatë duke marrë parasysh ekranin me rezolucion të vogël dhe procesorin jo shumë të njohur.