LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton 5 modele të telefonave të mençur

Lenovo prezanton 5 modele të telefonave të mençur

Lenovo ka prezantuar linjën e re të telefonave të mençur të cilën e ka dedikuar për përdoruesit individual dhe ata të bizneseve.

Kompania ka prezantuar dy modelet e serisë S të cilët i ka projektuar për të rinjtë urban dhe profesionistët e rinj, të cilët vëmendje të veçantë i kushtojnë dizajnit dhe optimizimin e aplikacioneve që ata përdorin.


Prodhuesi i famshëm gjithashtu ka prezantuar edhe një model të ri të serisë P për përdoruesit profesionistë, ndërsa ky modelvjen me një bateri të qëndrueshme dhe sistemet e veçanta për mbrojtjen kundër viruseve.

Linjën e re të telefonave të mençur Lenovo e përbëjnë edhe dy modele tjera të cilat vijnë me një seri karakteristikash të avancuara dhe janë në dispozicion në çmime të volitshme.

Të gjitha modelet e telefonave mund të përdoren me dy kartela, ndërsa të gjithë prej tyre vijnë me ekrane të mëdha, rezolucion të lartë dhe specifika tëë avancuara, të cilat janë bërë standard për telefonat e mençur. / Telegrafi /