0Shares

Lenovo ka  sjellur llojin e parë të Chromebook 2 në 1, të dizajnuar enkas për konsumatorë. Flex 11  është i fuqizuar nga procesori SoC me katër bërthama ARM, bazë 360 shkallëshe dhe një bateri që mund të zgjas deri në 10 orë.

Pajisja fillimisht do të shitet pa Google Play Store, mirëpo prodhuesi ka premtuar se aplikacionet Android do të jenë së shpejti pjesë e Flex 11. Lenovo planifikon të filloj shitjen e këtij ‘notebook’ gjatë këtij muaji, për një çmim nën 300 dollarë.

Lenovo nuk ka qenë ndër kompanitë e para që ka prodhuar Chromebook në 2011, mirëpo më pas ka lansuar laptopin e parë me sistemin operativ të Google, Chrome. Që nga atëherë, kompaniaa ka rritur gradualisht linjën e laptopëve Chromebook, duke synuar grupe të ndryshme.

Me Flex 11, kompania më në fund ka prodhuar një kompjuter të bazuar në Chrome-OS për konsumatorët general, nevojat e të cilëve janë të ndryshme. Arsyeja pse Lenovo mund të synoj audiencë të gjerë është se Chrome OS tani mbështet aplikacionet Android. Kështu, përdoruesit kanë një gamë të gjerë të programeve që mund t’u nevojiten.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)