LAJMI I FUNDIT:

Lëndohet Demba Ba

Lëndohet Demba Ba

Sulmuesi i Chelseat, Demba Ba, nuk pati fat në ndeshjen kundër ish-skuadrës së tij, Newcastle Utd, pasi pësoi një goditje me këmbë në hundë nga Coloccini.

Sulmuesi senegalez u desh të largohej nga fusha në minutën e 43, kur gjatë një dyluftimi me Fabricio Coloccinin, pësoi një goditje në hundë, ku dyshohet se mund ta ketë thyer hundën.

Ai pas pesë minutave u kthye sërish në lojë i vërshëllyer shumë nga tifozët e Newcastlet, me një fashë të madhe në fytyre, por nuk ia doli të vazhdonte më dhe u zëvendësua me Torresin./Telegrafi/