LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Zgjidhja e krizës është e mundshme, por ajo ka kosto të lartë për kryeministrin

Lekaj: Zgjidhja e krizës është e mundshme, por ajo ka kosto të lartë për kryeministrin

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se demarkacioni duhet të marrë zgjidhje me vendime të guximshme e jo me teori relative.

Lekaj ka thënë se zgjidhja e krizës është e mundshme, por ajo ka kosto të lartë për kryeministrin.


Lexoni të plotë postimin e Lekajt në Facebook:

“Demarkacioni duhet të merr zgjidhje me vendime të guximshme jo më teori relative.

Arroganca e kryeministrit për t’i shtyrë përpara me zor disa tema të dëmshme (siç është demarkacioni) po na çon në fundamentalizëm politik!

Në fillim ky koalicion e kryeministri i tij i quante çështjet të thjeshta numrash (votimin ose jo të tyre) e ndërsa tani i janë bërë krizë politike që s’po arrin t’i menaxhojë.

Zgjidhja e krizës është e mundshme, por ajo ka kosto të lartë për kryeministrin. E derisa kryeministri nuk është i gatshëm ta “paguaj” koston e dështimit të vet, të gjithë këtë do ta “paguaj” vendi!

I dobëti sjellë vetëm dobësim – kryeministri i sotëm është duke e jetuar të fundit iluzion se po qeverisë mirë, e nga kjo ëndërr shpejt do ta nxjerrë vota e popullit, aty do të marrë gjithë përgjigjen. Edhe idetë e fundit të dhëna për amendim të mundshëm të marrëveshjes së demarkacionit janë thjeshtë ide për të blerë kohë por nuk jepin zgjidhje për ketë temë.

Kjo çështje kërkon zgjidhje të vërtetë përmes vendimeve të guximshme, por që nuk i përshtaten e nuk i bien tamam garnitures se sotme qeverisëse.

Prandaj duhet të ndodhë ndryshimi. E ai do të ndodhë, s’ka rrugë tjetër” (Sic). /Telegrafi/