LAJMI I FUNDIT:

Lekaj, VV-së e LAA-së, po qani me lot krokodili

Lekaj, VV-së e LAA-së, po qani me lot krokodili
-->

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka thënë për “Zërin” se nuk është në dijeni nëse të mërkurën do të ketë caktim të datës së vazhdimit të seancës.

Por, ai tha se edhe gjatë këtij takimi palëve tjera do të u bëhet e ditur se kandidatin për kryetar Kuvendi e propozon vetëm PAN-i.

“Përgjigjen definitive për atë çka ju po pyesni do ta kemi ditën e mërkurë, kur edhe do të mbahet takimi i dakorduar nga dita e premte pas një takimi të kryesuesit me disa nga partitë parlamentare. Por ajo çka mund të them është se ne si PAN ju kemi bërë të qartë edhe në takimin e kaluar e do ta bëjmë prapë edhe në këtë të ardhshmin, se ashtu siç e thotë Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese përkitazi me kryetarin e Kuvendit, ashtu duhet të marrë zgjidhje kjo çështje. Kryetari i Kuvendit i takon PAN’it dhe votimi do të duhej të ishte vetëm një, si të thuash, kurtuazi e pastaj krejt rrjedhshëm në dinamikën e paraparë të behej edhe votimi (ose jo) i qeverisë së re.

Ai VV-në e LAA-në i quajti opozita e ardhshme, për të cilët tha se po bllokojnë procedurat përmes kryesuesit të tyre.

“Por kështu si kanë zgjedh të bllokojnë procedurat, përmes kryesuesit të tyre, disa nga opozita e ardhshme, po tregojnë se çdo herë kanë gjetur diçka si alibi për ta stagnuar Kosovën e në anën tjetër dalin e ‘qajnë me lot të krokodilit’ se si e duan të ardhmen prosperuese të vendit. Ne presim që shpejt do të kryhen këto tema dhe në të njëjtën kohë ju bëjmë thirrje edhe kolegëve deputetë te të gjitha partive që të reflektojnë bazuar në realitetin e krijuar se është mese e domosdoshme të kemi institucione të reja”, ka thënë Lekaj. /Zëri/