LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: PAN e bën Qeverinë me minoritarët dhe dy deputetë tjerë

Lekaj: PAN e bën Qeverinë me minoritarët dhe dy deputetë tjerë

Partitë politike ende nuk janë ulur të bisedojnë për krijimin e institucioneve të reja. Por, bisedat me deputetë të caktuar për t’i bindur që të votojnë kandidatët potencialë për kryeministër, nuk mungojnë.

Sidomos në koalicionin PDK-AAK-Nisma, në vazhdimësi deklarohen se kanë edhe deputetë nga partitë e tjera që do ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Nga analistët kjo po shihet si joserioze.


Koalicioni PDK-AAK-Nisma me 39 deputetë nuk mund ta bëjë qeverinë, qoftë edhe me votat e të gjithë deputetëve të pakicave. Në këtë mënyrë, derisa nuk ka ndonjë bisedë zyrtare me partitë e tjera, bisedat me deputetë individualisht vazhdojnë. Këtë e konfirmojnë edhe vetë zyrtarët e këtij koalicioni, të cilët në vazhdimësi thonë se i kanë numrat për krijimin e qeverisë.

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, shprehet i sigurt se edhe deputetë nga partitë e tjera do ta mbështesin Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Me siguri që nga partitë e tjera, sepse ne i kemi 39 deputetë, duhen edhe dy deputetë nga subjektet e tjera, plus minoritarët”, ka thënë Lekaj për Radio Kosovën.

Kjo sjellje e partive politike nga analisti Imer Mushkolaj po shihet si joserioze.

“Zyrtarët e këtyre partive politike bisedojnë fshehurazi me deputetë të caktuar veç e veç në mënyrë që ata t’i bindin që t’u bashkohen për t’i bërë votat për krijimin e qeverisë. Kjo mënyrë nuk është aspak institucionaliste, është mënyrë e funksionimit në kafene e jo në institucione”, thotë Mushkolaj.

Avdullah Hoti, nga LDK-ja, thotë se koalicioni LDK-AKR përfshihet në biseda për koalicion, vetëm pasi ta shfrytëzojë të drejtën kushtetuese për krijimin e qeverisë, koalicioni PDK-AAK-Nisma.

“Në atë moment që konsumohet kjo e drejtë, ne menjëherë do të angazhohemi me të gjitha partitë politike pa përjashtim, përveç PDK-së”, ka thënë Hoti.

Analisti Mushkolaj thotë se bisedat për krijimin e Qeverisë do duhej të zhvilloheshin para certifikimit të rezultateve, në mënyrë që mos të ketë vonesa në krijimin e institucioneve.

“Kjo fatkeqësisht nuk po ndodh dhe unë e kam përshtypjen se këto parti politike nuk po funksionojnë ndryshe veçse si kaçakë, me këta njerëz që edhe mund të sigurojnë vota për krijimin e Qeverisë, por fundja, kjo nuk është zgjidhje e duhur dhe nuk është mënyrë e duhur e funksionimit”, tha Mushkolaj.

Nga dita e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve, presidenti ka afat prej 30 ditësh ta thërrasë seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ndonëse asnjë nuk i ka të sigurta 61 vota në Kuvend, zyrtarët e partive kanë bërë thirrje që presidenti mos të vonohet në thirrjen e kësaj seance.

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori